GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati Popullit apel Drejtorisë së Burgjeve: Përmirësoni kushtet

14:27 - 09/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë nga Avokati i Popullit/ Fuoristradë të re në kohë krize
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Drejtoria e Burgjeve që të marrë masa për përmirësimin e kushteve të të burgosurve, pasi sipas këtij institucioni, mbetet shqetësues mbipopullimi i burgjeve, apo edhe kushtet e jetesës në mjediset e tyre.

Kjo letër ka marrë shkas pas ankimimeve që kanë bërë të burgosurit pranë Avokatit të Popullit, ku dhe kanë kërkuar ndërhyrjen si institucion.

Letra e AP

Avokati i Popullit përmes Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës ka marrë në shqyrtim ankesën drejtuar nga i paraburgosur O. K, në emër edhe të 22 të paraburgosurve të tjerë, që vuajnë dënimin në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Elbasan.

Konkretisht, shqetësimet e të paraburgosurve të ngritura në ankesë, në mënyrë të përmbledhur konsistonin në probleme që lidhen me mbipopullimin e këtij institucioni, kushtet e jetesës në mjediset e tij, shërbimin e pamjaftueshëm shëndetësor, mungesën e barnave, trajtimin ushqimor, kushtet e fjetjes dhe të higjienës personale, shpërblimet për punën e të paraburgosurve si dhe privimit të takimeve me familjarët.

Avokati i Popullit thekson se e drejta e ankimit dhe paraqitjes së kërkesës nga të burgosurit, është një e drejtë e parashikuar në ligjin nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Avokati i Popullit përsërit me shqetësim të madh problematikat e krijuara në lidhje me mbipopullimin në IEVP Elbasan, por dhe në disa IEVP të tjera. Kjo situatë, pavarësisht rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çdo IEVP, konstatohet se ato kanë mbetur të paadresuara dhe situata është problematike inspektim pas inspektimi. MKPT në vizitat monitoruese të zhvilluara dy vitet e fundit (2021 dhe 2022) në IEVP Elbasan, ka konstatuar mbipopullim në dhomat e banimit dhe për pasojë janë gjetur edhe persona të flenë me dyshekë (sfungjer) të vendosur në tokë.

Masat

Për këtë arsye, pas trajtimit të ankesës së qytetarit të paraburgosur sa më sipër, Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të marrë sa më shpejt masat e nevojshme për zgjidhjen e situatës së mbipopullimit duke shfrytëzuar kapacitetet e çdo institucioni apo edhe për rishpërndarjen e të burgosurve në IEVP e tjera në mënyrë proporcionale, për të respektuar standardet minimale të kubaturës dhe sipërfaqes së banimit për çdo të burgosur, si dhe garantuar kushtet e jetesës së tyre në këto institucione.

Gjithashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar të merren mast e nevojshme: për garantimin e shërbimit shëndetësor të të burgosurve në këtë IEVP; për kryerjen e shpërblimit financiar të të paraburgosurve të punësuar; për furnizimin e rregullt periodik të të paraburgosurve me materiale higjenike dhe detergjentë; për heqjen nga përdorimi të materialeve të fjetjes që janë të dëmtuara dhe të vjetëruara, furnizimin e të paraburgosurve me materiale të reja për fjetje; si dhe për marrjen e masave të nevojshme, për përcaktimin në rregulloren e brendshme të institucionit për mundësinë e zëvendësimit të takimeve fizike të të burgosurve me takime online me persona familjarë, në çdo rast me pëlqimin e tyre.

Etiketa: avokatiburgjekushte

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Sportistja e njohur kritikon mentalitetin e italianëve

Sportistja e njohur kritikon mentalitetin e italianëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com