GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin e protestuesve në komisariate pas protestës së djeshme. Sipas raportit, rreth 50 persona u shoqëruan në komisariate, mes tyre 18 të mitur.

Në raport evidentohen pretendime për dhunë fizike dhe psikologjike nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ndalimit dhe shoqërimit. Të shoqëruarit kanë raportuar përdorimin e sprajit me piper dhe gazit lotsjellës, goditje me bombola gazi, si dhe raste të tërheqjes zvarrë.

Komisioneri thekson se çdo rast dhune ndaj një të mituri gjatë shoqërimit përbën shkelje të rëndë dhe se personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.

Sipas raportit, një prej ankuesve pretendoi se ishte goditur në një zyrë të Komisariatit nr. 4, ku nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu, disa të mitur dhe të rritur deklaruan se punonjësit e policisë u kishin kërkuar të zhbllokonin telefonat celularë dhe të lejonin kontrollin e të dhënave personale, pa vendim gjykate. Disa prej tyre pretenduan se këto kërkesa ishin bërë edhe në mungesë të një akuze nga prokuroria.

Në raport përmenden edhe pretendime se disa persona janë shoqëruar në komisariat pa një shkak të ligjshëm, pasi, sipas deklarimeve të tyre, ishin kalimtarë të rastit dhe nuk kishin lidhje me protestën.

Gjatë monitorimit në komisariatet nr. 2 dhe nr. 4, janë evidentuar punonjës policie pa numra identifikues, si dhe mangësi në të dhënat e regjistrave të shoqërimit.

Ndërkohë, në Bllokun e Sigurisë janë shoqëruar 109 persona, mes tyre një i mitur dhe katër gra. Raporti evidenton mbingarkesë të ambienteve dhe mungesa të shtretërve, ujit, ngrohjes dhe kujdesit mjekësor.

Për këtë situatë, Avokati i Popullit i kërkon Ministrisë së Brendshme të ndërhyjë urgjentisht për të ulur numrin e personave të mbajtur në Bllokun e Sigurisë dhe për të mundësuar transferimin e tyre në ambiente të tjera që respektojnë kapacitetet ligjore.

Etiketa: avokatiDhunëmiturpupullit

Lajme të lidhura

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që...

Lexo më shumë
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com