GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati: Rama po e përdor Gjykatën Kushtetuese si ‘poligon’ politik ndaj politikës

18:28 - 22/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Analiza e Gjokutaj: Pezullimi s’prek lirinë si deputete – çdo gjë brenda ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar seancën në GJKKO lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje politike dhe përpjekje për të krijuar “precedent të rrezikshëm” në raport me hetimet penale ndaj zyrtarëve të lartë.

Gjokutaj deklaroi se qëndrimi i gjatë i Ballukut në detyrë, pavarësisht hetimeve, pasqyronte “përplasje të brendshme” mes saj dhe kryeministrit, duke shtuar se Rama “zgjodhi të firmosë personalisht”, duke i hapur, sipas tij, rrugë një strategjie politike.

“Zonja Balluku, mesa duket, ia ka kërkuar personalisht, dhe kjo hyn te performanca e kryeministrit. Në vend që t’i kërkonte dorëheqjen ose ta pezullonte, ai e ka firmosur vetë dhe i thotë: ‘Unë e bëra timen, tani tki e di vetë ç’duhet të bësh’,” u shpreh avokati.

Ai shtoi se ky veprim, sipas tij, synon të krijojë një precedent që mund të shfrytëzohet nga anëtarë të tjerë të qeverisë në rast hetimesh.

Gjokutaj u shpreh gjithashtu kritik ndaj rolit që, sipas tij, po merr Gjykata Kushtetuese në këtë proces.

“Gjykata Kushtetuese është kthyer në një poligon qitjeje të politikës, në një parcelë eksperimentale ku vendoset sipas humoreve të kryeministrit,” përfundoi avokati.

Deklarata e Gjukutajt:

Atëherë, rasti i një të pestës së deputetëve ka dy arsye që zoti Rama nuk e ka…Si duket, zonja Balluku ja ka kërkuar personalisht edhe kjo hyn tek ajo performanca që bën zoti kryeministër, pra për t’ia bërë këtë nder personalisht Belindës, sepse dhe qëndrimi i saj i gjatë jashtë çdo afati logjik në kushte të tilla me kryeministrin, sigurisht që nuk ka qenë një histori rozë, po ka qenë një histori përplasjesh dhe qëndrimesh dhe zoti Rama si një siluetë, jo si një person, i cili fshihet mbas gishtit, gjithmonë ka përdorur, tani arrin, në vend që t’i thotë zëvendëskryeministres jep dorëheqjen ose ta lërë të pezulluar dhe të emërojë një zëvendëskryeministër derisa të sqarohet çështja e zonjës Balluku…

Por çfarë ka bërë? E ka firmosur vetë. Dhe i thotë asaj, shiko unë e bëra timen? Tash në Kushtetuese ti e di vetë se ç’duhet të bësh, që të kthehesh aty ku ishe.

Pra skenari është politik, por ndeshja zhvillohet në sallën e gjyqit, kjo është pak a shumë tabloja dhe sigurisht kryeministri ka kërkuar, se këta e konsiderojnë qeveritarët të imunizuar nga çdo lloj ndjekje penale, ndërkohë që ky korrupsion galopant po bën kërdinë dhe kjo jo vetëm që dëmton funksionimin e organeve të ndjekjes penale, drejt gjykatave, por kjo krijon dhe një precedent tjetër që kryeministri me një të rënë të lapsit do që të imunizojë të gjithë kabinetin qeveritar nga akte korruptive të mëtejshme, për të cilat thotë, nuk ka punë prokuroria.

Pikërisht pra. Pikërisht. Pra, ky nëpërmjet këtij rasti, që pra askënd tjetër s’do ta bënte se nuk e ka bërë, nuk e ndërmori këtë nismë për zotin Ahmetaj, dakord?

Ky rast, të cilin ky po i qëndron fort, ky do të krijojë një precedent, nëse do t’ia arrijë dot qëllimit, krijon një precedent që i thuhet të gjithë qeveritarëve që ju mund të vidhni lirisht, mund të abuzoni lirisht me detyrën, sepse ju jeni pushtet i pavarur edhe juve nuk ju cënon dot as prokuroria e zakonshme, as SPAK-u, as absolutisht asnjë organ agjenci ligjzbatuese.

Në fakt kjo, kjo është një faj, një përgjegjësi e madhe politike por edhe juridike e kryeministrit, i cili kërkon të hapë precedent tepër të rrezikshëm të mosfunksionimit të shtetit, ndërkohë që propagandën e bën ndryshe.

Shikoni, ajo dispozitë nuk është dispozita e rastit konkret. Pra, konstatimin e përplasjes së kompetencave. Pse nuk është? Sepse SPAK-u, mbas marrjes së të pandehur, priti goxha, qoftë zonja Balluku t’i jepte dorëheqjen, qoftë kryeministri t’i ushtronte kompetencën e tij për propozim për shkarkim.

Pra, qëllimi ishte që të neutralizohej pasojat e ardhshme, që është dhe qëllimi i procesit, por dhe i konstatimit kryesisht nga ana e kryeministrit. Kryeministri nëse zonja Balluku nuk e jepte dorëheqjen dhe nuk do të kishte çështje penale, përsëri në një rast të dhënë, sipas një informacioni, mund ta propozonte për shkarkim, sepse ka ministra që shkarkohen pa proces penal.

Për më tepër me me ekzistencën e këtij procesi penal, kryeministri ka pasur detyrim ligjor që të propozojë shkarkimin për t’i hapur rrugë hetimit. Dhe në këtë rast, kryeministri nuk e ka ushtruar këtë kompetencë dhe për pasojë, nuk ka përplasje nga veprimi i SPAK-ut me mosveprimin e kryeministrit.

Sepse SPAK-u, kur ka parë që nuk është vepruar në këtë drejtim dhe ai ka dashur të ketë duart e lira për të hetuar dhe për të mos u prishur provat në dispozicion të kësaj çështjeje, iu drejtua gjykatës për të marrë këto dy masa, një shtrënguese dhe një ndaluese, të cilat të dyja në jurisprudencën kushtetuese nuk kërkojnë autorizim të kuvendit, se duan të mbrohen me imunitetin.

Gjykata Kushtetuese është bërë si një poligon qitjeje i politikës, është bërë si një parcelë eksperimentale ku sipas humoreve të kryeministrit njëherë duhet të vendosë sipas dëshirës së tij.

Etiketa: avokatKryesore1kushtetueseRama

Lajme të lidhura

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve
Aktualitet

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia
Aktualitet

Tiranë/ Aksident fatal në kantier, hidrauliku humb jetën pas rënies nga lartësia

20:19 - 14/12/25
Para
Superiore, Egnatia tregohet e pamëshirshme ndaj Bylisit

Superiore, Egnatia tregohet e pamëshirshme ndaj Bylisit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com