GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Avokati: Shqipëria dhe Turqia mund të kenë garantuar lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Avokati: Shqipëria dhe Turqia mund të kenë garantuar lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Taulant Hodaj ka deklaruar se dy shtete të treta, që kanë ofruar garanci për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga paraburgimi mund të jenë Shqipëria e Turqia.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes një parashtrese drejtuar gjykatësit paraprak, ka bërë të ditur se dy shtete të treta kanë garantuar për lirimin e përkohshëm të tij në territoret e tyre, duke kërkuar lirimin e tij në një nga këto shtete.

Sipas kësaj shkrese, më 5 maj 2021, mbrojtja mori garancinë me shkrim të Qeverisë për lirimin e përkohshëm të Thaçit në territorin e saj, ndërsa thuhet se garanci tjetër me shkrim nga një Qeveri që nuk emërtohet u mor më 14 qershor 2021.

Mirëpo, sipas avokatit, Taulant Hodaj gjasat për lirim me kusht nga paraburgimi janë të vogla. Ndërkaq, ai dha detaje për dy vendet e treta që kanë garantuar për lirimin me kusht të Thaçit.

Hodaj tha se gjasat më të mëdha për lirim me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë janë pas përfundimit të procedurës paraprake, pra pasi të përfundojë hetimi dhe të nisë gjykimi.

“Tani për tani, mendoj se është vështirë të bindet gjykata që t’i lirojë sepse kemi para angazhim tepër të madh të gjykatës e prokurorisë për t’i arrestuar ata e po ashtu praktikat e mëhershme. Marrë parasysh këto fakte në një të ardhme më të afërt nuk pritet, por kur të fillojë gjykimi i plotë mund të bëhet”, theksoi Hodaj.

Hodaj duke folur në lidhje me parashtresat e paraqitura nga mbrojtja e Thaçit, u shpreh se ka fakte interesante që mbrojtja i ka përdorur për të treguar seriozitetin e shteteve garantuese.

Sipas tij, dy shtetet që mund të kenë garantuar për lirimin e Thaçit, janë Shqipëria dhe Turqia.

“Në këto parashtresa gjinden dy fakte interesante, të dyja janë shtete anëtare të NATO-s, ndërkaq për njërin nga shtetet thotë se është shtet kontribuues në Gjykatën Speciale, që nënkuptohet se janë këto pesë vende, se përveç BE-së, shtete kontribuuese në Gjykatën Speciale janë: Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe SHBA-ja, ku njëri nga to ka dhënë garancë për lirimin e z.Thaçi, ndërkaq vendi tjetër, që mund të jetë e që besoj fuqishëm është Shqipëria”, deklaroi Hodaj në RTV Dukagjini.

Hodaj u shpreh se detajet shtesë kanë qenë arsyetimi i mbrojtjes, që është munduar ta bind gjyqtarin për seriozitetin e shteteve.

“Kanë thënë se shtetet janë anëtare të NATO-s për të treguar seriozitetin e tyre, për t’i bindur ata që është garancion serioz”, u shpreh Hodaj.

Hodaj tha se “nuk ka ndonjë normë të drejtpërdrejt që flet për një garanci nga një shtet i tretë për lirim me kusht nga masa e paraburgimit, por kjo nënkuptohet nëse i lexon të gjitha rregullat e procedurës dhe provave”.

“Nëse shihen praktikat ndërkombëtare, në këtë drejtim e ka bazuar edhe kërkesën për lirim me kusht, por duke u thirrur në atë që rregullorja nuk e ndalon një procedurë të tillë. Është në diskrecion të gjyqtarit që të bindet nëse do ta lejoj këtë”, theksoi avokati.

Sa i përket reagimit për kundërshtim të lirimit me kusht nga ana e prokurorisë, Hodaj tha se është normale, pasi si edhe mbrojtja që do të garantojë për të akuzuarit, edhe prokuroria e bën punën e saj duke u munduar t’i mbajë ata në paraburgim.

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Rama prezanton një tjetër anëtar nga superskuadra e Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë

Rama prezanton një tjetër anëtar nga superskuadra e Bordit të Akreditimit të Arsimit të Lartë

TË FUNDIT

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat
Breaking Views

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 51 persona të arrestuar në lidhje me protestat dhe përplasjet e...

Lexo më shumë
Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

20:48 - 17/10/26
Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

20:40 - 17/10/26
Civilë të maskuar dhe me shkopinj hekuri ndjekin të rinjtë protestues

Civilë të maskuar dhe me shkopinj hekuri ndjekin të rinjtë protestues

20:33 - 17/10/26
(VIDEO) Policët si banditë me shkopinj druri rrahin qytetarët tek xhamia

(VIDEO) Policët si banditë me shkopinj druri rrahin qytetarët tek xhamia

20:22 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com