GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Avokatja e Popullit: U shkel dinjiteti njerëzor gjatë ndalimit të ish-presidentit Meta

18:38 - 30/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokatja e Popullit: U shkel dinjiteti njerëzor gjatë ndalimit të ish-presidentit Meta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, në fjalën e saj sot në Kuvendin e Shqipërisë ku raportoi për  veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2024, iu përgjigj pyetjes së deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në lidhje me shkeljet ligjore gjatë momentit të arrestimit të ish-presidentit të Republikës Ilir Meta.

Balanca tha se nga rekomandimet që i kanë dërguar Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, kanë konstatuar shkelje nga policia e shtetit, ku është konstatuar shkelje e dinjiteti njerëzor të Metës.

Po ashtu, shkelje ligjore për Avokatin e Popullit ka qenë dhe prezenca e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë arrestimit.

 

 

“Ne i kemi drejtuar një rekomandim policisë së shtetit dhe ministrisë së Brendshme në lidhje me momentin e arrestimit të zotit Meta. Ne nuk kemi gjetur shkelje të institucioneve të drejtësisë, ne kemi një mandat shumë të kufizuar si avokat i Popullit. Ne nuk merremi me meritën, me thelbin e vendimmarrjeve,

Përsa i përket policisë së shtetit, kemi gjetur shkelje. Ajo që kemi identifikuar së fundmi se mënyra e ndalimit ëhstë bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk është ruajtur dinjiteti njerëzor i zotit Meta. Është një nga ato cështje që duhet trajtuar me seriozitet. Dinjiteti i çdokujt do të ishte i cënuar.

Një shkelje tjetër që ne gjetëm, në rastin konkret kishin ndërhyrë Forcat Speciale, të cilat me ligj ndërhyjnë vetëm në rastet kur personi shfaq rrezikshmëri të shtuar”, tha avokatja e Popullit.

Ballanca shtoi më tej se nuk kishte asnjë justifikim nga policia e shtetit, por në 2 dokumentet që janë marrë nga zoti Meta, nuk është identifikuar dhunë ndaj tij as në momentin e hyrjes së bllokut të sigurisë.

“Në lidhje me pretendimin se duhet të kishte persona nga BKH apo SPAK, ky pretendim nuk gjen mbështetje ligjore.

Kemi patur një përgjigje nga policia e shtetit në lidhje me këtë rekomandim, e kanë marrë  në konsideratë dhe do ta kenë në kujdes për rastet e ardhshme”, tha Ballanca.

gijotina.com/

Etiketa: Avokatja e Popullit

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Juventusi me trajner të ri, prezantohet Luciano Spallettin: Jemi të lumtur…

Juventusi me trajner të ri, prezantohet Luciano Spallettin: Jemi të lumtur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com