GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai i 28-vjeçares së dhunuar: Kam foto, e ka masakruar

08:11 - 19/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Babai i 28-vjeçares së dhunuar: Kam foto, e ka masakruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë, gjykata mbajti në arrest me burg 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i dyshuar për dhunë në familje dhe heqje e paligjshme e lirisë ndaj bashkëjetueses së tij. Vajza e dhunuar sapo i ka shpëtuar izolimit prej bashkëjetuesit të saj dhe tani po mjekon në Spitalin e Traumës në Tiranë plagët e shumta që ka në gjithë trupin, disa nga të cilat mbizotërojnë në fytyrë, siç është një çarje e qepur në ballë.

Ajo i tha Zërit të Amerikës se kishte mbajtur shpresa për të ndërtuar një jetë të rregullt me të dashurin e saj, por ai e dhunoi në Shqipëri shumë më ashpër se sa në Gjermani, ku edhe ishin njohur. Portreti, zëri dhe emri i vajzës në intervistë janë fshehur për arsye sigurie.

“Java e dytë në Tiranë ka qenë tmerr për mua. Kam parë tmerr me sy. Kam parë vdekjen me sy. Ai më ka dhunuar rëndë. Më ka goditur me grushta në kokë dhe në fytyrë. Më ka goditur me shkelma në kokë, në fytyrë dhe në trup. Më ka goditur me një dru të mbushur me gozhda. Më tregonte thikën dhe më kërcënonte: “Do ta çaj barkun”. Më fuste gishtat thellë në fyt, gati të më mbyste”, – rrëfen Alma 28 vjeçare, vajza e një familje emigrantësh shqiptarë në Gjermani.

Ajo tregon se krahas dhunës fizike, Gleardi e kërcënonte që do t’i vriste familjarët në Gjermani, se do ta hidhte trupin në lumë. Ata u njohën një vit e gjysmë më parë në Gjermani, kur Gleardi u gjend rastësisht për mjekim në spitalin, ku Alma punonte si infermiere dhe ku iu desh të përkthente mjekëve gjermanë për këtë pacient. Jetuan së bashku në shtëpinë ngjitur me atë të prindërve të vajzës, ku Gleardi qëndronte pa punë dhe nisi dhunën.

“Fillimisht kemi jetuar shumë mirë, pastaj pas katër a pesë javësh nisi dhunën ndaj meje, por jo aq ekstreme sa këtu në Shqipëri. Prindërit e mi e morën vesh këtë dhe i thanë: Të lutemi, merri gjërat e tua dhe ik nga shtëpia, se e kemi rritur 28 vjeç këtë fëmijë dhe nuk e kemi prekur një herë me dorë, dhe vjen ti dhe na e godet”.

Gleardi e bindi Almën se do të nisnin një jetë të re në Shqipëri pas 3 muajsh nga largimi prej Gjermanisë pa komunikuar mes tyre. Ajo erdhi në Shqipëri më 1 prill për të rindërtuar një jetë të re së bashku. Javën e parë rregulluan banesën, por javën e dytë nisi një dhunë shumë herë më e madhe se sa në Gjermani. Agroni, babai i vajzës kërkon drejtësi dhe uron që dhunën ndaj vajzës së tij të mos provojë kurrë asnjë vajzë tjetër. Ai tregoi se Gleardi ka qenë vazhdimisht i dhunshëm dhe ndaj e largoi nga shtëpia e Gjermanisë pas dhunës, që ai nisi ndaj vajzës.

“I dha shenjat ai qysh atje. Unë i kam edhe fotografitë që ai e ka dhunuar. Vajza ime kur e pyesja: “Pse nuk ke shkuar në punë”, ajo mbulonte kokën dhe thoshte: “Jam pushim sot”. Ai e kishte copë e kishte masakruar. Edhe prapë vajza ime i dha një shans pas disa muajsh dhe vendosi të bashkëjetojë këtu”, tha babai i Almës për Zërin e Amerikës.

Avokati i familjes, Enea Cenko, thotë se rasti ka nevojë për shumë kujdes në cilësimin e veprave penale.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me tortura, me rrëmbim, me vrasje në tentativë. Kemi një sërë rrethana dhe vepra penale, si dhe përdorim me dhunë i lëndëve narkotike. Kam besim se drejtësia do të hedhë hapat e duhur në shqyrtimin e kësaj çështje, që i shtohet ngjarje të dhunshme ndaj vajzave”, thotë avokati Cenko.

Avokati thotë se ka ndjekur edhe herë të tjera çështje dhune brenda familjes, por format dhe pasojat që shfaqen në këtë rast janë të një niveli të lartë dhe avokatët rrallë e ndeshin në procese të tilla. Ngjarja shfaqet shumë komplekse edhe për profesinistë si psikologia klinike Rudina Koromani, sepse bashkohen në një pengmarrja, kërcënimi për jetën, dhuna fizike, traumat psikologjike dhe abuzimi me substancat narkotike. Ndaj ajo thotë se të githë këta elemente kërkojnë një hetim të kujdesshëm.

“Mendoj se kjo ngjarje mund të ishte shmangur për faktin se marrëdhënia mes tyre ka shfaqur elementet e dhunës, nëse vajza do të ishte treguar e vendosur në mosfillimin e marrëdhënies pasi kishte pikasur elementet e dhunës, sigurisht kjo dhunë do të ishte evituar. Vajzat dhe gratë duhet të distancohen nga partnerët ose bashkëjetuesit e tyre të dhunshëm sapo të shohin shenjat e para të dhunës, dhe mos të presin që dhuna të përshkallëzohet, sepse me siguri dhuna do të përshkallëzohet, dhe mund të rrezikojnë edhe humbjen e jetës”, thotë psikologia Koromani.

Studimet e kësaj fushe vërejnë një tendencë përherë në rritje të denoncimeve të dhunës në familje, gjë që sipas tyre, tregon se edhe ndërgjegjësimin në rritje të grave dhe vajzave. Ekspertët pohojnë se në Shqipëri ekziston ende kultura e fshehjes së dhunës në familje dhe mos nxjerrja e saj në publik, por sipas tyre, vajzat dhe gratë po e refuzojnë dhunën përherë e më shumë, dhe po ndërgjegjësohen se dhuna nuk ka të bëjë me dashurinë, por ajo është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Ndërsa në gjykatë seanca për masën e arrestit ndaj Gushollit u zhvillua me dyer të mbyllura. Megjithatë mësohet se i riu ka deklaruar përballë gjykatës se gjithçka ka ndodhur nga xhelozia. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatit të tij mbrojtës për shtrim të detyruar dhe mjekime në spital. Nga ana tjetër, gjykata vendosi që të hetohen në gjendje të lirë katër personat e tjerë, që dyshohen se përkrahën autorin me veprime, që pengojnë zbulimin e të vërtetës si dhe moskallëzim krimi./VOA

Etiketa: dhunaVOA

Lajme të lidhura

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik
Aktualitet

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi
Aktualitet

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Para
Suedia ndalon eksportin e vodkës drejt Rusisë

Suedia ndalon eksportin e vodkës drejt Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com