GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”

10:31 - 18/09/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 5 min
A A
Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qershor të vitit 2021, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e biznesmenit Arben Kacos, i cili ishte dënuar me 4 vjet burgim për “fshehje të të ardhurave” (evazion fiskal).

Rasti i pronarit të kompanisë “Kontinental” me seli në Korçë, i cili mund të përbënte një rutinë të thjeshtë policore, rikthehet në vëmendje tashmë që djali i tij, vetëm 24 vjeç, rezulton aksioner në një kompani që po ndërton një kompleks rezidencial miliona euro në zonën e Farkës, shumë pranë një qendre të rëndësishme tregtare.

Në foto: Arben Kacos

I biri i Arbenit, Flavjo Kacos, i datëlindjes 1994, është ortak në kompaninë “Unit Power”. Në krah të tij është 36-vjeçari Aleks Male.

Projekti luksoz mban firmën e studios arkitekturore “Unit Studio” të Aleks Males dhe “Son Engineering”, në pronësi të Erind Bejleri, ky i fundit i njohur për lidhjet e forta me ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Lidhjet e aksionerit Aleks Male me Bashkinë e Tiranës, e cila ka dhënë edhe lejen për kompleksin rezidencial në Tiranë, shtrihen edhe në rrafshin familjar. Të dhënat e publikuara në media tregojnë se vëllai i tij, Gjergj Male, ka punuar për shumë vite si pjesë e Inspektoratit Ndërtimor të kryeqytetit.

Në foto: Leja e ndërtimit në kantierin e “Unit Power”, në zonën e Farkës, në Tiranë

Aleks Male është bashkëaksioner në zyrën e projektimit “Unit Studio” me  Zhivjanka Rrido, bashkëshortja farmaciste e vëllait Gjergji Male, dhe Redion Spaho, ish-punonjës i Bashkisë Tiranë.

Megjithëse të dhënat e deritanishme janë tejet periferike, ato mund të shërbejnë si një fije për të kuptuar ngritjen e befte të një kompanie, e cila, vetëm dy vjet pas krijimit të saj, arriti të fitojë një leje ndërtimi shumë të rëndësishme.

“Bosi” 24-vjeçar

Në maj të vitit 2023, Flavjo Kacos dhe Aleks Male themelojnë shoqërinë “Unit Power”, me objekt “Projektim arkitektonik dhe inxhinierik dhe ndërtim…”. Selia e saj është në rrugën “Nazmi Rashiti” në Tiranë, në pallatet e ndërtuara nga kompania “Palushi”. Adresa, ndoshta për rastësi, është në godinën e ndërtuar nga Meriman Palushi, një person i marrë i pandehur në dosjen e korrupsionit “Erion Veliaj-Ajola Xoxe”.

Administratori i kompanisë “Unit Power” është 24-vjeçari Flavjo Kacos. Në një periudhë kohore, ai ia dorëzoi stafetën e administrimit të vëllait, Xhuliano Kacos, për ta rimarrë sërish në Tetor 2024.

Vetëm pak kohë pas krijimit, “Unit Power” merr leje nga Bashkia e Tiranës për “Godinë banimi 2 dhe 3 kat, me 1 dhe 2 kat pjesërisht nën tokë, Unaza Lindore, Prane qendrës tregtare”.

Në foto: Projekti i “Unit Power” për kompleksin e vilave në Farkë

Leja e ndërtimit u miratua pasi Ministri i Kulturës dhe Inovacioni, Blendi Gonxhja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (KKTK) kishte dhënë aprovimin për projektin.

Në vendimin nr. 477, datë 07.11.2024, Gonxhja miratoi Raportin e Vëzhgimit Arkeologjik, në kuadër të objektit “Objekte banimi 3 kat me 1 kat nëntokë”, ndodhur në Mjull-Bathore, Njësia Administrative Farkë, Njësia Strukturore FA/42, Bashkia Tiranë, me zhvillues subjekti “Unit Power” sh.p.k.”.

Në foto: Vendimi i miratuar nga Blendi Gonxhja për projektin e “Unit Power”

Vendimi i Gonxhes jep detajin se shoqëria “Unit Power” do të ndërtojë “objekte banimi”, pra, në shumës.

Flavjo Kacos, i lindur në Vreshtas të Korçës, krahas faktit që është djalë i Arben Kacos, rezulton edhe aksioner me nënën e tij, Marjeta Osmani, në shoqërinë “Alba Power”, me objekt mbledhje dhe riciklim objektet metalike. Shoqëria është krijuar në vitin 2018 nga nëna e tij, si edhe vëllai më i madh, Xhuljano Osmani.

Në vitin 2019, Flavjo Kacos blen një pjesë të aksioneve nga vëllai I tij, për shumën 50 mijë lekë të reja. Aktualisht, “Alba Power” është ç’regjistruar pa likujdim, pasi u përthith nga “Xh.F.Kacos” shpk, po në pronësi të familjes.

Projektuesi, mik me “Lalin”

Projekti i viletave në Farkë për “Unit Power” është hartuar nga “Son Engineering & Construction”, një studio e themeluar në vitin 2015 nga Erind Bejleri.

Arkitekti Bejleri nuk është emër i panjohur për publikun.

Në foto: Ditjon Baboçi, Endri Fuga dhe Erind Bejleri

Disa vite më parë, në media u publikuan foto, të cilat dëshmonin se ai ishte një lidhje shumë e fortë shoqërore me zëdhënësin jetëgjatë të kryeministrit, Edi Rama, si edhe me Ditjon Baboçin, drejtorin e Përgjithshëm të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës në atë kohë.

/Boldnews.al/

Etiketa: Arben KacosErind Bejlerievazion fiskalFarkeFlavjo KacosKryesore1Rezidence “Son Engineering & Construction”Unit Power

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Kuvend/ Seanca e planifikuar maratonë mbyllet në kohë rekord nga socialistët, Berisha: Rama kryehorr i kombit!

Kuvend/ Seanca e planifikuar maratonë mbyllet në kohë rekord nga socialistët, Berisha: Rama kryehorr i kombit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com