GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai i Rebekës nga Anglia kërkon drejtësi: E di kush e vrau vajzën time në Sarandë

19:47 - 20/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Babai i Rebekës nga Anglia kërkon drejtësi: E di kush e vrau vajzën time në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

George Gannon, babai i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, e cila humbi jetën më 20 gusht 2022 gjatë një zhytjeje në det në bregdetin e Sarandës, vijon të kërkojë drejtësi për vajzën e tij.

Në një intervistë për RTSH1, Gannon tregoi përpjekjet e vazhdueshme që ka bërë për të zbardhur ngjarjen, duke deklaruar se prej dy vitesh ka shkuar në mënyrë të vazhdueshme në polici dhe prokurori, por ende pa rezultat.

Ai akuzon drejtpërdrejt Saimir Kushovën për vdekjen e vajzës së tij, ndërsa rrëfen se është përballur me kërcënime dhe dhunë fizike nga persona që, sipas tij, janë të lidhur me këtë ngjarje.

“Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Të gjithë miqtë e tij në Shqipëri, që janë si mafia, e dinin që unë isha këtu. Ai po vuan 15 vite burg në Norvegji, por kur e akuzova për vrasjen e vajzës sime, nuk e di çfarë do të ndodhë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që ai kishte dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji, nuk do të dalë më kurrë,” – tha Gannon.

Rebecca Gannon, një instruktore e re zhytjeje, humbi jetën tragjikisht gjatë një zhytjeje turistike në ujërat e Sarandës. Hetimet për rastin janë zvarritur prej më shumë se dy vitesh, ndërsa familja britanike kërkon që autoritetet shqiptare të rikthejnë çështjen në gjykim dhe të zbardhin të vërtetën.

Pjesë nga intervista:

i të erdhi njoftimi që Rebeka kishte ndërruar jetë?

Isha në shtëpi me familjen, isha me time shoqe dhe me fëmijët e mi, dhe na erdhi policia angleze. Trokitën në derën e shtëpisë sonë dhe na thanë se vajza jonë kishte ndërruar jetë në Sarandë.  Më pas u largova nga Anglia dhe erdha për në shtëpi për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Duhej të merrnim trupin e saj nga Shqipëria për në Angli. Dhe kryem varrimin e saj në Angli dhe pastaj u kthye përsëri në Shqipëri, në Sarandë dhe kam kaluar 2 vjet, 2 dimra, 2 pranvera, 2 vera, vjeshtë, duke trokitur në policinë dhe prokurorinë e Sarandës. Kjo më mori 2 vjet që të bëja prokurorin të kuptonte situatën. Këtu kam 1 mijë faqe për t’i shpjeguar prokurorit se cila është si çështje.

A e takove ndonjëherë Saimir Kushovën?

Jo, në atë kohë ai ishte në burg në Sarandë. Pastaj u lirua me kusht dhe më pas u largua së bashku me të shoqen. Ai refuzoi të më shikonte. E shoqja e tij tha se do ta takonte por nuk mund të vinte. Më pas policia i tregoi se ai duhej të paraqitej 2 herë në javë në polici si masë paraqitje. Shkova te prokurori për t’u siguruar nëse ai vazhdonte të shkonte rregullisht në stacionin e policisë.

Kur u kuptove kur ai paraqitej në polici?

Pas një viti. Ai e kishte thyer paraqitjen me kusht dhe policia nuk e dinte që ai ndodhej në Norvegji. Pastaj më vonë, kuptova që ai ishte dënuar në Norvegji për 15 vite për trafik kokaine nga Brazili.

Pra, ai gjendet i dënuar në Norvegji dhe ti nuk ke mundësi ta takosh edhe për ta pyetur se çfarë ndodhi atë ditë…

Është çështja më e madhe e drogës që ka ndodhur ndonjëherë në Norvegji…

Çfarë kuptove nga ngjarja e vajzës tënde, çfarë të thanë prokurorët atë ditë dhe çfarë zbulove ti më vonë?

Zbulova, që sipas këtij dokumenti këtu, ku kjo kompani  ndërmori këtë ekskursion në Shqipëri, thotë që ishte e vetmja kompani që e lejonte qeveria që të bënte zhytje në Shqipëri. Ishte diçka e ligjshme ajo që kryente, ishte nga Federata e Zhytjes Shqiptare.

George, ti ke thënë për mediat ndërkombëtare se je dhunuar fizikisht paçka se unë kur të pyeta a ke takuar Saimir Kushovën, më the që nuk e ke takuar atë më parë, çfarë ka ndodhur, ku jeni sulmuar?

Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Gjithë miqtë e tij në Shqipëri që janë si si mafia e dinin që unë isha në Shqipëri. Çështja është që ai po vuan 15 vite në Norvegji dhe kur unë e akuzova atë për vrasjen e vajzës sime, unë nuk e di se sa mund të vuajë më pas. Njerëzit nga Brazili ende po kërkojnë paratë për drogën që kanë dërguar atje. Nëse ai përfundon në burg në Shqipëri pas dënimit në Norvegji ai nuk do të dalë asnjëherë nga burgu. RTSH

Etiketa: Kryesore1SarandëVrasje

Lajme të lidhura

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë
Breaking Views

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
Para
“Po zhbëhet shteti ligjor” – Gazment Bardhi reagon pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

“Po zhbëhet shteti ligjor” – Gazment Bardhi reagon pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com