GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Babai i tij u shpall “non grata” nga DASH, Ornaldo Rakipi: Fajin e ka Lulzim Basha!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Babai i tij u shpall “non grata” nga DASH, Ornaldo Rakipi: Fajin e ka Lulzim Basha!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ornaldo Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u shpall ditën e hënë non-grata nga departamenti Amerikan i Shtetit, ka fajësuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha. Rakipi tha se babai i tij është i pastër, por se vendimi i DASH ka ardhur si pasojë e deklaratave të pabazë të bërë në drejtim të familjes së tij nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha. Ornaldo Rakipi tha se ai dhe familja e tij e vlerësojnë administratën e SHBA e cili u ka dhënë mundësi apelimi, duke shtuar se familja Rakipi kla vendosur të apelojë vendimin.

“Unë jam votuar dhe kam marrë besimin e mijëra qytetarëve të qarkut të Tiranës, për t’i përfaqësuar dhe për të qenë zëri i shqetësimeve dhe halleve të tyre. Nuk ka detyrim më të madh për mua se sa ky. Dhe kam ndërmend që me gjithë fuqinë time, ta justifikoj këtë besim kaq bujar. Po sot, jo për zgjedhjen time, më duhet të them dy fjalë për babain tim. Dua të sqaroj fillimisht qytetarët, votuesit e mi, se sa i takon aktit të Departamentit të Thesarit, im atë po ndërmerr çdo hap institucional dhe ligjor, për të çuar në vend këtë padrejtësi. Ne sigurisht e vlerësojmë administratën amerikane, dhe vendimi i tyre e ka dhënë vetë mundësinë e apelimit. Procedurë që tashmë është në rrugë e sipër. Aqif Rakipi është përmendur dhe përgojuar shpesh kohët e fundit, sidomos nga Lulzim Basha dhe ndonjë njeri i afërt me të. Është demonizuar pa të drejtë dhe është hedhur shumë baltë mbi të.  Kam një fjalë për Lulzim Bashën. Mos mallko suksesin e tjetrit, por mëso se në thelb politika është marrdhënia me njerëzit. Dhe pikërisht kjo është arsyeja e dështimit tënd serial, është kjo arsyeja pse ti, edhe pse të janë dhënë shanset më të mëdha që i janë dhënë dikujt në këto 30 vite, nuk arrite të fitosh zemrat dhe besimin e njerëzve. Sepse në thelb je fallso, dhe sheh vetëm interesin tënd egoist e material. Suksesi vjen kur i konsideron njerëzit, i takon, i sheh në sy, u qan hallet, dhe përpiqesh për ta. Kur u gjendesh atyre në ditë të vështira. Kur gjejnë tek t’i mbështetje kur kanë një problem, kur përplasen në dyert e spitaleve, kur përplasen me arrogancën e institucioneve, kur nuk i dëgjon kush. Babai im bëhet copash për të ndihmuar çdo njeri në nevojë. Ndryshe, po shumë ndryshe nga ti, babai im ka një cilësi që shqiptarët e duan, që quhet burrni. Eshtë kjo arsyeja pse ai është votuar. Eshtë kjo arsyeja pse unë kam marrë mbështetje. Kjo është vlerë dhe në këtë pikë do të mundohem me gjithë forcën time të ndjek këtë rrugë. Me njerëzit për njerëzit. Sa për akuzat, unë ju ftoj ju, median dhe çdo njeri që është sot i shqetësuar, të hetojë, të hulumtojë çdo ditë të aktivitetit tim, që prej momentit të parë të angazhimit, deri sot dhe në vijim. Por qytetarët, njerëzit i dinë mirë këto. Dhe nuk do të humb më asnjë sekondë me politikën e keqe të gojëve të liga. Jam këtu për të shërbyer e për të justifikuar besimin që më është dhënë nga rreth 16 mijë qytetarë. Këtë do të bëj çdo ditë të angazhimit tim në politikë” – u shpreh Rakipi.

Kujtojmë se para pak ditësh, DASH shpalli non grata ish-deputetin Aqif Rakipi dhe pronarin e medias, Ylli Ndroqi.

Etiketa: babaiDASHfajiKryesore1Lulzim Bashanon grataOrnaldo Rakipishpall

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?
Breaking Views

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Para
Përplasi me makinë ish-gruan pasi e gjeti me një tjetër, futbollisti i Argjentinës shpallet në kërkim

Përplasi me makinë ish-gruan pasi e gjeti me një tjetër, futbollisti i Argjentinës shpallet në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com