GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai rrëmbeu vajzën dhe më pas e qethi, 8 vjeçarja gjendet pas dy vjetësh

23:17 - 25/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai rrëmbeu vajzën dhe më pas e qethi, 8 vjeçarja gjendet pas dy vjetësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vajze 6 vjeç, që në 2021 u rrëmbye nga babai i saj, edhe pse në kundërshtim me vendimet e gjykatës.

Vjollca Zyka u drejtua tek ne me shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tregoi se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën u vendos së bashku me dy djemtë dhe burrin në Itali.

Vjollca tha se nga kjo martesë, vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015 erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda.

Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish-burri me djemtë u kthyen në Shqipëri. Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç.

Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021.

Gjatë takimit me djemtë, ata dhe i ati, rrëmbejnë vajzën dhe largohen. Saimira iu drejtua Policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, pasi atje kishte vendbanimin. Por vajza nuk u gjet.

Nga informacionet tona vendndodhja e fundit që dihej ishte Lapraka, ku banorët treguan se babai e kishte qethur vajzën, që të mos njihej dhe ishte larguar.

Pas transmetimit, emisioni “Stop” ka rënë në gjurmët e zotërisë dha ka kuptuar se prej disa muajsh jetonte në zonën e plazhit në Durrës.

Më bashkëpunimin e Drejtorisë Vendore te Policisë Durrës është bërë e mundur, që të vëzhgohej dhe të shoqërohej Robert Gjinika dhe djali i tij 25-vjeçar, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, kanë marrë vajzën e vogël, duke e fshehur nga e ëma.

Së bashku me zonjën Saimira Zyka , “Stop” u vendos pranë Drejtorisë Vendore, ku pas dy vitesh ajo takoi vajzën e saj. Takimi ishte i vështirë për shkak të mungesës.

“Kam dy vjet që nuk e shikoj vajzën time dhe nuk kam ditur as ku ndodhej dhe mezi po pres ta takoj”, tha ajo.

Saimira shprehet se do që ta shohë të lumtur të bijën dhe do ta presë kur ajo të dojë të kthehet te e ëma.

“Ju falenderoj shumë që më bëtë të mundur të takoj vajzën time. Nuk e di a do kem mundësi ta takoj më apo do të jetë hera e fundit, megjithatë unë ju falenderoj me gjithë zemër. Uroj që vajza ime të jetë e lumtur. Shpresoj, por tani vendos vetëm ajo. Edhe brenda i thashë që përderisa ti je e lumtur nuk do të kërkoj më. Kur të duash që të më kërkosh unë do të jem gjithmonë për ty”, u shpreh zonja. /tvklan.al/

Etiketa: babaidhunaVajza

Lajme të lidhura

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)
Aktualitet

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

20:46 - 28/04/26
Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte
Aktualitet

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte

18:55 - 28/04/26
Ekzekutohet shqiptari në Kalamata, në kërkim pronari grek i biznesit
Aktualitet

Ekzekutohet shqiptari në Kalamata, në kërkim pronari grek i biznesit

18:08 - 28/04/26
Para
Dita nis me ulje temperaturash, por mesdita rezervon surpriza

Parashikimi i motit, 26 Maj 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti
Breaking Views

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti

22:02 - 28/04/26

PSG pret në Paris Bayern Munchen në gjysmëfinalen e parë të Champions League këtë sezon Kampionët në fuqi të Europës,...

Lexo më shumë
Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

20:52 - 28/04/26
Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

20:46 - 28/04/26
Finalja e parakohshme PSG-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

Finalja e parakohshme PSG-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

20:38 - 28/04/26
Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00

Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00

20:16 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com