GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai u largua dhe e la të mbytej 6-vjeçaren, polici: Edhe nëse nuk ke duar, e nxjerr fëmijën me dhëmbë

10:54 - 25/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbytja e 6-vjeçares shqiptare, babai: Ika në shtëpi, kur e ktheva ma gjetën vajzën të vdekur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Policisë së Atikës Juglindore, Giorgos Kalliakmanis ka theksuar se mbytja e vajzës së mitur shqiptare në Greqi duhet të shqyrtohet dhe hetohet mirë.

Duke folur në emisionin “Apo tis Exi” për rastin e Amelisë dhe qëndrimin e babait të saj që nuk u zhyt për ta shpëtuar, Kalliakmanis u shpreh se “në këto raste personaliteti i personit të përfshirë dhe cila është shkalla është shumë e rëndësishme perceptimi.

“Nëse dikush sillet në mënyrë paradoksale dhe irracionale, duhet ta shikojmë. Dhe nëse nuk ke duar, e nxjerr fëmijën me dhëmbë. Por nëse personaliteti juaj është i tillë dhe ju keni një perceptim të veçantë për gjërat, ndoshta për ju është i justifikuar”, ka thënë ai.

Po ashtu ditën e sotme është zbardhur dhe dëshmia e peshkatarit i cili gjeti vajzën të zhytur nën ujë.

“Nuk mund ta di sa kohë mund të ketë qenë fëmija në ujë. Mund të ketë qenë për 20 minuta, ose deri një orë. Unë nuk mund ta them këtë vetë. Por kur e nxora fëmijën në sipërfaqe, fëmija ishte blu dhe padyshim i vdekur, gjë që më vonë u përcaktua edhe nga mjekët. Sa për mua, ajo që nuk mund t’i shpjegoj vetes është se si një baba e la fëmijën e tij në ujë, iku dhe shkoi të karikonte celularin për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmë. Pra ai nuk mund të zhytej në ujë dhe ta nxirrte fëmijën nga atje?”, tha peshkatari.

Për sa i përket rrobave që kishte veshur Amelia dhe babai i saj, peshkatari thotë se 6-vjeçarja ishte veshur me rroba dhe sandale, ndërsa thotë se jeleku shpëtues i kishte dalë, pasi nuk ishte vendosur mirë.

Ndërsa rrobat e babait kur u kthye nga shtëpia ishin të thata.“Si ka mundësi? Ai ka ndërruar rrobat e tij në shtëpi teksa e bija mbytej?”, është shprehur peshkatari.

Peshkatari ka folur gjithashtu për momentet tronditëse kur gjeti të vdekur vajzën 6-vjeçar“Ujërat ishin të turbullta për shkak të motit, kishte dallgë. Distanca që isha nën varkë ishte 1-2 metra. Po notoja poshtë dhe shikoja lart krahët dhe këmbët e vajzës. Jo, nuk mund të jetë e vërteta po mendoja, është imagjinata ime. Afrohem edhe me shumë dhe shoh vajzën e vogël. Menjëherë dola në sipërfaqe dhe thirra gruan time që ishte në bregdet, i thashë të telefononte policinë dhe rojet shpëtuese. E kapa prej krahësh vajzën dhe e nxora në bregdet. Kur e nxora në bregdet fëmija filloi të nxjerrë ujë dhe shkumë nga goja. Villte ushqim, dukej që kishte ngrenë më parë”, tha peshkatari.

Etiketa: 6 vjecaredetGreqimbytjePoliciVrasje

Lajme të lidhura

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik
Aktualitet

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi
Aktualitet

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Para
“Dueli në ‘Air Albania’ është ëndrra e fëmijërisë”, rrëfehet Marku: Këdo që të më sjellin, unë do fitoj!

Florian Marku na pret në “Air Albania”, dita për rripin e WBC Silver

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com