GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Babajan: Jemi gati për çdo skenar, i dimë të këqijat e Partizanit

21:52 - 30/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Babajan: Jemi gati për çdo skenar, i dimë të këqijat e Partizanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Astana ka mbërritur në Shqipëri, për të luajtur ndeshjen ndaj Partizanit, e vlefshme për fazën play-off të Europa Conference League. Kjo ndeshje për kazakët është si një finale, me trajnerin e tyre, Grigor Babajan që shprehet për mediat se skuadrën e tij e pret një takim i vështirë por lojtarët do të zbresin në fushë për të arritur fazën në grupe.

“Sigurisht që na pret një ndeshje shumë e vështirë. E kuptojmë që kemi një avantazh të lehtë, por në të njëjtën kohë nesër duam të luajmë futboll më të organizuar që në minutat e para, të shtojmë disiplinën taktike dhe agresivitetin. Nëse mendojmë vetëm se si të mbrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, atëherë asgjë nuk do të funksionojë. Djemtë e dinë këtë dhe ne duhet të dalim në fushë me një mendim: rezultati është 0-0. Detyra jonë kryesore është të arrijmë fazën e grupeve. Ne kemi folur tashmë për këtë me djemtë, do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të përfunduar këtë detyrë.

Shtesa? Jemi gati për çdo skenar, por shpresojmë që çështja të mos arrijë deri aty. Nëse kjo ndodh, sigurisht, ne duhet të jemi të përgatitur.

Rotacioni në kampionat? Kemi pasur një numër të madh ndeshjesh radhazi, ka pasur një fluturim të gjatë, për këto arsye ata që nuk morën pjesë në ndeshjen e parë ndaj Partizanit, luajtën në Almati. Nuk do të them se kjo është skuadra e dytë, thjesht dolën në fushë ata që nuk luajtën në ndeshjen e parë. Absolutisht të gjithë djemtë po përgatiten për ndeshjen e nesërme

Sigurisht, ne duam të fitojmë dhe do të bëjmë gjithçka për këtë. Ne nuk mendojmë për humbjen, detyra kryesore për ne është të arrijmë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ne e kemi analizuar mirë ndeshjen e parë, i dimë të mirat dhe të këqijat e ekipit. E kuptojmë që me këtë ekip në asnjë rast nuk duhet të relaksohemi, nuk duhet ta nënvlerësojmë. Ekipi ka lojtarë cilësorë, është i organizuar mirë dhe do të them sërish që nesër duhet të luajmë 100%, në mënyrë të ekuilibruar dhe të disiplinuar. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Babajan para mediave.

Etiketa: Babajanconference leaguePartizani-Astana

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Fansat ‘kryqëzojnë’ Dua Lipën, ja çfarë ka bërë këngëtarja (VIDEO)

Fansat ‘kryqëzojnë’ Dua Lipën, ja çfarë ka bërë këngëtarja (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com