GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
“Babi më kërcënon me thikë që të dilja në Tik-Tok”, dërgohet për gjykim dosja për Tashën dhe të birin

Armando Kumaraku - Natasha Rombula

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Beratit njofton se ka mbyllurhetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen në ngarkim të Armando Kumarakut dhe nënës së tij Natasha Rombula, me kërkesën për kalimin në gjykim themeli. Të dy akuzohen për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.

“Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë në kuadër të procedimit penal nr.760/2023, u provua se shtetasit në fjalë kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social ‘Tiktok’ dhe duke përdorur fjalor banal. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme”, thotë prokuroria.

Po sipas akuzës: Të pandehurit kanë detyruar shtetasin e mitur A. Kumaraku, të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që ka viktima e veprës penale, duke e rënduar emocionalisht këtë të fundit me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit. Nga administrimi i pamjeve filmike shfaqen video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit babai dhe gjyshja.

Dëshmia e të miturit

Shtetasi A.Kumaraku, sipas dosjes hetimore, ka deklaruar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale. Sipas dëshmisë së adminisytruar nga prokuroria, kjo ndodhte edhe pse ky i fundit shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes.

Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri, thotë akuza.

Prokuroria vlerësoi se dhënia e purove dhe pijeve alkoolike fëmijës së mitur nga dy të pandehurit, qartësisht rezulton se ndaj tij është ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe është detyruar për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

“Sa më sipër, u arrit në përfundimin se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të ‘Keqtrajtimi i të miturit’ e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në muajin shkurt, policia njoftoi arrestimin e Armando Kumarakut dhe Natasha Rombulës pas një hetimi 2 mujor që nisi nga kallëzimi i së ëmës së të miturit (ish-gruas së Armando Kumarakut), e cila pa videot e të birit në rrjetet sociale.

Pas arrestimit, gjykata vendosi ndaj tyre masën e sigurimit të arrestit në burg.

“jam gjyshe heroinë”, do të shprehej Natasha Kumaraku teksa shoqërohej me efektivë policie në përfundim të një seance gjyqësore në muajin shkurt, që vendosi lënien e saj në qeli.

@infoera.al Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku u lanë në burg sot nga Gjykata pasi akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari.Gjyshja Natasha dhe djali Armando u arrestuan nga policia dhe u lanë në burg pas një denoncimi që bëri nëna e djalit 10-vjeçar se ish-burri dhe gjyshja po e përdorinin për video në TikTok me qëllim fitimin e parave.Pasi Gjykata ka dhënë vendimin, Natasha nuk e ka pritur mirë vendimin dhe në një moment kur po transportohej nga forcat e policisë nga Gjykatat drejt burgut ajo ka kërkuar të flasë për gazetarët që ndodheshin në ambientet e jashtme.“Një minutë të flas me kamerat… jam gjyshja heroinë” – dëgjohet të thotë 67-vjeçarja teksa ishte e shoqëruar nga policia. #tashaesarandes #tiktok #natasharompalo ♬ original sound – infoera.al

Etiketa: Armando KumarakuKryesore1Natasha Rombulatik-tok

Lajme të lidhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Para
Shuhet Prof. Dr. Mevlan Kabo, i njohur si themeluesi i Gjeografisë shqiptare

Shuhet Prof. Dr. Mevlan Kabo, i njohur si themeluesi i Gjeografisë shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com