GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Babos, urim nga Birmingami për ditëlindje

11:23 - 04/07/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Babos, urim nga Birmingami për ditëlindje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agron Gjekmarkaj

Babo gezuar e për shumë mot ditëlindjen ! Qesh natyra nga gëzimi. Marrësh nga ditët e Tigrushit , Blendit , Ulsiut dhe Tezes. Nga të Nikos mos kërko se nuk të jep gjë. Vitet tutje e ti tehu. Me katër korrik 1964 erdhe në jetë si simbol i miqësisë me SHBA-të ndonëse atë mot Çu En Lai na vizitoi. Ditë me diell  qe dhe ti nuk qaje, por rënde rrije. Komshinjtë u gezuan , bënë këqyrjet e rastit tek vendi dhe të menduar thanë do bëjë rrugë e do çajë male trazovaçi!

Mimi di Puccini të priste aty për të të rrëfyer udhët e jetës , duke të marrë per dore si Virgjili Danten. Ne po festojmë këtë ditë të shenjtë në Birmingam ku punet  na sollen me Ermon , Damon dhe Helidonin. Aty gjetëm dhe Fatmirin i cili pinte çaj , xhinxher e kamomilera  me lorder e kongresmenë për të qetësuar midenë nga streset e moskuptimit që Tirana i shkakton.

Gezimi na rrembeu dhe mbeta pa bashkëndarë gjera themelore të ketij udhëtimi. U ndje mungesa e Ditmirit i cili ka drejtuar delegacionin  shqiptar në  asamblenë parlamentare të OSBE. Paçi faqen e zezë na thanë, ku e kini atë djalë që punët e Europes dhe paqes shkoqit?

Damo nuk fliste thjeshtë përlotej, i kujtohej traktori me jonxhe ngarkuar kur e solli të kongresi i vazhdimësisë për diskutimin. Unë edhe flisja e nga pak qaja, po kaq Helidoni si shkodrani për shkodranin madhengjehej.  I thamë ka çilimiqer për të mbajtur, e gjeni sa në një aeroport  aq në një tjeter.

Drito , kishte ambicie të përdala Babo, donte të drejtonte edhe OSBE-në kur Shqipëria mori kryesinë e saj, por ti Babo  bere mire që nuk ja le se një udhëheqës e brand ndërkombëtar ka atdheu ynë . E ai je veç ti dhe të marrshin të keqen sot  që mbushe 58 vjeç si nur i vatanit , më shumë se kurrë.

Vetë more dekretin e ministrit të Jashtëm nga Meta dhe menjëherë atë të kryesuesit te OSBE për 1 vit, ndërkohe që Gent Caka rrinte ne zyre e lozte me trenin elektrik çiaf çiuf ty ty ty ty çiaf çiuf.

Njëherë që i shkova në zyrë Xhaçkes, për trenin e pyeta ! E kishte marrë me vete çapkëni, aty veç shinat kishte lenë dhe dy kamionë kauçuku si hajmali.

Lul Basha mos bëftë hajer që nuk e caktoi Fate Mediun në delegacionin parlamentar të OSBE. Tani ai hyn nga penxherja neper takime i shkreti. Qaja hallin Babo bëji derman. Ai tha me mirësi të tejkalojmë partitë dhe të shohim ty si dritën e diellit. Pastaj flet mirë anglisht dhe ka stof intelektuali anglosankson që e kreshpëron boten me yndyrë mendimi.

Babo, Damua bëri një sërë sakrificash për delegacionin. Nga sot nën dritën e fakteve ai po shndërrohet në personazh pozitiv ose njeriu i mirë Damo. Nuk pat asnjë mëdyshje në pagimin e birrave të para ( tani të shohim) dhe me duket si investimi më i mirë që po bën për imazhin e tij të trazuar. E vlerësova  lart vendosmërinë e tij dhe e nxita ta promovojë këtë virtyt të fshehtë. Damo të do qamet Babo. Një e dy “Kurbanin” citonte. Në faqen 24 kështu ka thënë Babo, te 76-ta këtë e kështu me rrallë. Nuk besoj ta ketë as Elisa këtë përpikëri. Tao jo e jo se ai lexon Habermasin dhe Lakanin. U gëzova shumë për këtë kujtesë. Gati më mirë se “Kanunin e Himarës” ku gjetëm dakordesi e njihte, të cilin ti  si nip i asaj ane e ke elaboruar në lartësi duke i dhënë kuptim e marifet.

Me Ermon takuam Kryetarin e Parlamentit Anglez. E ftuam në Shqipëri se Zonja Linditë na e la amanet. I shkoqitem dashurinë e madhe të popullit tonë për Inglizin dhe sukseset e tij në udhëheqjen tënde dhe ju lutem të na lehtësoje procedurën prej ferri me vizat. E madhengjyem. Lum Kuvendi qe ju ka tha ty ( mua dmth) dhe Ermon.

Këtu në asamble në Birmingan të gjithë pyesin për ty Babo, kërkojnë që pikturat e tua të ekspozohen kudo, Kurbani të futet në shkolla, dhe me lejen tënde edhe disa nga fjalimet e ministrave të t’u si eksperience për këta qerratenjet e dhomës së komunave. Dhe kur nge të keni thanë bëjuani kabull një vizite bashkë me ekipin qeverisë që ta nxirrni këtë ishull nga prapambetja dhe të ece me hapin e shokëve. Posaçërisht kërkuan fjalimet e Ulsi Manjes sepse duan të reformojnë Carta Manjen . Një deputete konservatore e Mançesterit pyeti per Albanën dhe përvojën e saj në brymosjen e frymes së protestës tek gratë.  Lordët angleze tanimë kopjonin Dash Sulen në sqimen e të veshurit. Helidoni  se kishte besuar po tani që pas Damos edhe Anglezet ja thanë është i qetë se thotë për çdo gjë: e di Babo.

Etiketa: GjekmarkajRama

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëfen problemet gjatë shtatzënisë: Më ka mbetur si… (FOTO)

Bashkëshortja e Shpat Kasapit rrëfen problemet gjatë shtatzënisë: Më ka mbetur si... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com