GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bagnaia triumfon në Barcelona por bie nga froni, Jorge Martin shpallet kampion bote në MotoGP

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Bagnaia triumfon në Barcelona por bie nga froni, Jorge Martin shpallet kampion bote në MotoGP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, u shpall sot pasdite kampion bote në MotoGP për vitin 2024. Atij i mjaftoi vendi i tretë arritur në garën e zhvilluar në pistën e Montemelo, para fansave të tij në Barcelona, për të fituar titullin e parë në karrierë në këtë kategori.

Martin kishte 19 pikë epërsi para garës karshi italianit të Ducati, Francesco Bagnaia, ndaj u mjaftua me administrimin e avantazhit, në një garë ku nuk rrezikoi aspak (fitoi titullin me 10 pikë më shumë se italiani). Ai la Bagnaia e Marc Marquez (i dyti sot) të duelonin për fitoren, duke bërë një garë më vete.

Bagnaia bëri detyrën, duke fituar garën e fundit sezonale dhe shpresuar te titulli kampion, por nuk ia doli dot të përmbysë renditjen. Italiani shpresoi te fati apo ndonjë gabim i Martin, në një fundjavë ku ishte dominues, por kjo nuk mjaftoi (fitoi edhe garën sprint të shtunën).

Italiani e nisi garën nga “pole” dhe e ruajti kreun deri në fund, duke lënë pas Marquez (i dyt). Martin e mbylli garën i treti dhe më pas nisi festën për këtë triumf të madh në karrierën e tij. Bagnaia fitoi më shumë gara se Martin, por spanjolli ishte më konstant përgjatë sezonit.

Kjo garë duhej të ishte zhvilluar në Valencia, por u spostua në Barcelonë për shkak të përmbytjeve dy javë më parë. Ndaj dhe u quajt “gara e solidaritetit”, pasi të ardhurat shkuan për personat e prekur nga përmbytja në Valencia. Motori Ducati u shpall kampion për konstruktorë.

Lajme të lidhura

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll
Breaking Views

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26
Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Para
U rritën nga gjyshërit pas divorcit të prindërve, mesazhi i motrave: Do t’ju mbajmë ashtu si ju ne

U rritën nga gjyshërit pas divorcit të prindërve, mesazhi i motrave: Do t’ju mbajmë ashtu si ju ne

Discussion about this post

TË FUNDIT

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….
Aktualitet

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Kamerat termike tregojnë se….

23:14 - 04/11/26

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi...

Lexo më shumë
Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë të shtunën: Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

22:45 - 04/11/26
“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

“Mos na arrestoni, kemi leje!”/ Zbardhet shkresa që Goxhaj dhe Lika u treguan policëve në protestë

22:22 - 04/11/26
Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

Kush i tradhtoi krerët e UÇK në Hagë, roli i Kurtit dhe Ramës që mbajnë në gji ata që e quajtën vrasës Thaçin! Gjenerali jep detajet tronditëse

21:28 - 04/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com