GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Balaj rikthehet në Rusi, entuziast për aventurën e re

18:08 - 21/07/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Balaj rikthehet në Rusi, entuziast për aventurën e re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bekim Balaj është zyrtarizuar  si lojtari i ri i rusëve të Nizhny Novgorod, që debutojnë në Premier Liga.

Pas prezantimit, Balaj ka folur për faqen e klubit, ku ka treguar përse vendosi të kthehet në Rusi dhe tregon se do mbajë numrin 19, të cilin e ka veshur edhe kur ishte pjesë e Vllaznisë dhe e mban ende në shpinë te kombëtarja.

“Në fund të sezonit të shkuar isha me Shqipërinë për ndeshje miqësore me Uellsin dhe Republikën Çeke, ndeshje që u zhvilluan në fund të qershorit. Pastaj pata një pushim të shkurtër. Ndërkohë nisën të vinin oferta nga klube të ndryshme, por në fund zgjodha Nizhny Novgorod.

E njoh shumë mirë Premier Ligën ruse. Është kampionat shumë i fortë, interesant dhe pa hezitim vendosa të zhytem sërish në këtë atmosferë të paharrueshme. Pas tre vitesh me Akhmat Grozny, luajta për dy vite në Austri me Sturm Graz.

Por kjo është histori e shkuar tashmë për mua. Tani jam gati të hedh hapa të rinj në karrierën time. Premier Liga është mundësi e shkëlqyer për të treguar veten dhe për t’u përmirësuar. Kur mora vesh se do luaj për Nizhny, harxhova gjithë internetin tim duke parë e kërkuar.

 Dhe tani jam i bindur se ky është një qytet i bukur. Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premier Liga. Tashmë kam nisur stërvitjen, po njihem me djemtë dhe së bashku me ekipin po mundohemi të bëjmë sa më mirë.

Do mbaj numrin 19. Ky është numri im i parë që kam veshur, që kur sapo nisa të luaj te Vllaznia. Edhe te kombëtarja unë mbaj këtë numër. Do lumturohesha nëse më sjell fat edhe te Nizhny”, tha Balaj.

Lajme të lidhura

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje
Sport

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë
Sport

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
Para
Manaj luan si titullar me Barcelonën

Manaj luan si titullar me Barcelonën

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com