GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata Administrative shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon ashpër Balla: Lajthitje!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata Administrative shfuqizoi përjashtimin e deputetëve të PD nga Kuvendi, reagon ashpër Balla: Lajthitje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Administrative që shfuqizoi përjashtimin nga Kuvendi të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike. Ai e cilësoi vendimin si lajthitje dhe ndërhyrje në kompetencat e pushtetit legjislativ.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Balla deklaroi se gjykata ka tejkaluar juridiksionin dhe ka hyrë në një fushë që, sipas tij, i përket ekskluzivisht Kuvendit. Ai argumentoi se masat disiplinore ndaj deputetëve bazohen në Rregulloren e Kuvendit dhe trajtohen nga organet parlamentare.

Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, pas padisë së depozituar nga Partia Demokratike, shfuqizoi masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të opozitës. Vendimi i gjykatës i cilësoi të paligjshme masat e përjashtimit për 30 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare, duke konstatuar se ato janë marrë në kundërshtim me ligjin.

Video-mesazhi i plotë i Ballës

Gjykata Administrative (shkalla e parë) paska shqyrtuar dhe madje marrë vendim për masat disiplinore ndaj deputetëve të PD, të cilët si sot katër muaj më parë hodhën flakadanë dhe bllokuan punën e Kuvendit me dhunë. Së pari përgëzime gjyqtarit, apo gjyqtares, që e paska kryer kaq shpejt këtë proces. Uroj të jepen vendimet kaq shpejt edhe për ankesat e qytetarëve të thjeshtë, për halle të vërteta. Sepse të mbarosh një shkallë gjyqësori në Shqipëri për kaq pak ditë qenka një rekord. Por thelbi i çështjes është një lajthitje në objekt për këdo që mund ta ketë dhënë këtë vendim. Ndoshta gjyqtari apo gjyqtarja nuk e di se Gjykata e Lartë e Republikës sonë e ka konsoliduar praktikën në një rast të mëparshëm duke sanksionuar mos kalimin gardhin e gjyqësorit tek fusha e legjislativit për këto masat disiplinore.

Dihet botërisht se gjykatat nuk kanë juridiksion të gjykojnë këto lloj masash disiplinore, sepse këto janë akte të parlamentit dhe nuk mund t’i nënshtrohen vlerësimit nga pushteti gjyqësor.

Përveç se në rastin kur vetë ligji i posaçëm për statusin e deputetit apo Rregullorja e Kuvendit do ta parashikonte shprehimisht këtë mundësi. As ligji dhe as Rregullorja nuk e përcakton këtë mundësi. Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë, apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.

Në parlamentin italian, për shembull, “procedimi disiplinor ndaj senatorëve dhe deputetëve normohet nga rregulloret e brendshme të secilës dhomë, me qëllim zhvillimin korrekt të punimeve parlamentare dhe dinjitetin e institucionit”. Organi kompetent për gjykim është brenda dhomës përkatëse. Dhe aty mbyllet procedura. Nuk ka Gjykatë ku mund të apelohet. Edhe në çdo parlament tjetër është e njëjta praktikë. Edhe Franca gjithashtu. Gjykatat, qoftë në Francë dhe në Itali (gjykatat e larta administrative në këto vende) kanë përcaktuar se gjykatat nuk mundet të shqyrtojnë këto lloj çështjesh, sepse janë kompetencë ekskluzive e asamblesë apo parlamentit. Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?

 

Etiketa: balladeputeteperjshatim

Lajme të lidhura

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore
Aktualitet

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi
Aktualitet

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Para
Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26

Modernizimi i transportit publik në Tiranë vijon të mbetet pas afateve të planifikuara. Sistemi i biletimit elektronik, që duhej të...

Lexo më shumë
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com