GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balla: Askush më parë nuk e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidentit se Ilir Meta

12:02 - 09/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla: Askush më parë nuk e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidentit se Ilir Meta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Ilir Meta ka humbur të drejtën për të qenë president. Nga foltorja e Kuvendit, teksa sot do të votohet shkarkimi për kreun e shtetit, Balla tha ndër të tjera se është i keqardhur se Meta nuk u soll dot si president.

Balla ka ironizuar gjithashtu edhe aktivitetin e mbajtur sot në Presidencë, ndërkohë që Kuvendi u mblodh për shkarkimin e Metës.

“Pas fjalës së kryetarit të grupit demokrat, Murrizit nuk do të hyja në replikë për shumë nga ato që tha. Të jeni i sigurt se deputetët e PS e kanë mbështetur këtë komision hetimor parlamentar dhe jam shumë krenar që në krye të katër viteve asnjëherë grupi parlamentar nuk ka çeduar në aspektin e korrektësisë në një vendimmarrje që  e kemi marrë sot. Grupi i PS do të votojë pro. I bashkohem asaj që tha Majko edhe për shkak të viteve të gjata të njohjes se edhe unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si president edhe pse unë jam një prej atyre deputetëve që në 28 prill e kemi mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës dhe ka marrë plot 87 vota dhe u zgjodh president duke plotësuar kuorumin e nevojshëm. Për fat të keq dhe këtu jam i gatshëm të sfidoj këdo. Le të më thotë ndonjëri që Meta përfaqëson unitetin e popullit shqiptar sot. Nëse ndonjëri këtu më bind apo bind shqiptarët bujrum.

Meta nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe prej 25 prillit nuk përfaqëson më as unitetin e opozitës. Halli i Lulit nuk është shkarkimi i Ilir Metës por halli që më mirë të rri në presidencë sesa të shkojë në PD. Tre gjëra ranë në sy sot. Konstatoj se ish fresh-istin tonë sot e mbrojtën hapur dy ballista. Ky është një zhvillim pozitiv për historinë politike si antifashist i betuar dhe përfundoi karrierën duke e mbrojtur edhe kryetarët e ballit. Meqenëse kishte ftuar sot ansamblin e Dibrës për ti bërë karshillik Kuvendit, shpresoj që asambli mos ti ketë kënduar këngën e Hajredin Pashës. PD dhe liderishipi i saj aktual nuk ditën të mbajnë një qëndrim që i bën nder Shqipërisë. Meta e ka humbur të drejtën për të qenë president i Republikë. Askush më parë nuk e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidentit se Ilir Meta,” tha Balla.

Etiketa: shkarkim

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

TË FUNDIT

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26

Një restaurim brenda njërës prej bazilikave më të vjetra në Romë ka shkaktuar një debat të nxehtë politik. Incidenti ka...

Lexo më shumë
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com