GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

14:59 - 27/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën për kapje të shtetit, ndërsa denoncoi ekzistencën e një figure informale me pushtet absolut, të cilin e identifikoi si “Gysi i Republikës”.

Fjalimi nisi me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Taulant Ballës, i cili sipas deputetit, përdori terminologji fyese ndaj protestuesve dhe opozitarëve, duke i quajtur “lapanjozë”, ndërsa gjuhën e përdorur, Gjekmarkaj e krahasoi me retorikën e regjimit komunist të Ramiz Alisë në vitin 1990.

“Por ju nuk mund të bëheni sikur nuk e shikoni kolegun tuaj, nënkryetarin e kuvendit, që kërkon fjalën për procedurë, një instrument të cilin unë nuk e përdor shumë shpesh dhe nuk mund të merrni urdhër nga salla sepse i prishet qejfi Taulant Ballës dhe mbyllni seancën për pesë minuta në një kohë që zoti Balla fyu protestuesit, fyu opozitarët me një term të pahijshëm, një term i cili meriton ndëshkim, ose të paktën nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste, do të duhej një ndjesë publike. Nuk mund t’i quash lapanxhoz protestuesit. Kjo është gjuha që ka përdorur Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni në vitin 1990 ndaj shqiptarëve që hyjnë në ambasada, ndaj në mitingun famëzi që u bë në sheshin Skënderbej.

Ju duhet të njihni arsyet pse protestuesit reaguan, pse u ngritën kundër dhe u përballën me me gaz lotsjellës, me makina uji, me arrestime dhe me dhunë nga ana e policisë. Janë skandalet, është korrupsioni, është pengimi që i bëni drejtësisë, është taksidari i Republikës, Gysi që ju rreh ministrat dhe deputetët, sekseri i shtetit, ai që i ka ngritur shqiptarët në protestë. Ndaj zoti Balla, si parlamentar i vjetër që jeni, mendoj që duhet të kërkoni një ndjesë publike ndaj shqiptarëve që protestuan dhe i fyet, ndaj opozitarëve që i provokuat sot në këtë sallë.

Më 24 janar, qytetarët dolën në rrugë jo për spektakël, por sepse heshtja po e shndërronte shoqërinë shqiptare në bashkëfajtore. Ju nuk e keni lexuar si duhet atë masë të madhe qytetarësh. Ajo nuk ishte një protestë politike, ishte vrasja e frikës, ishte çasti kur qytetarët vendosën të mos nënshtrohen më. Sepse kur frika vritet, pushteti fillon të dridhet. Ndaj ju sot jeni më të zbehtë dhe do të keni qehre më të keqe nesër. Pranvera do të jetë një stinë ankthi për ju. Qytetarët, aksionerët e Republikës, kanë kuptuar që nuk kemi përballë thjesht skandale, babëzi dhe hajdutëri. Kemi përballë diçka shumë më të rëndë. Një grusht shteti institucional, një marrje peng të drejtësisë.

Ju keni vënë dorë mbi hetimet, keni kapur institucionet, po zhbëni drejtësinë dhe retorikën hipokrite të këtyre viteve ku na flisni si paladinë të drejtësisë së pavarur. Të përdorësh termin keqqeverisje do të ishte përkëdhelje, lëvdatim. Por jo, në fakt kemi të bëjmë me një kapje të shtetit, me një kastë mafioze në krye të tij. Në qendër të kësaj kapje, pas figurës formale të zëvendëskryeministres Balluku, qëndron një figurë informale, një njeri pa mandat, por me pushtet absolut dhe vese absolute. Ky është Gysi i Republikës. Ai që i kompanisë ministrat tuaj, ai që çorton deputetët, ai që koordinon interesa, tendera dhe ndikim. Ai që koordinon krimin dhe pushtetin pa firmë, por me urdhër. Ky nuk është shtet ligjor. Ky është regjim klientelist, pa din, pa imam dhe pa fytyrë. Ka thjesht surrat”, u shpreh ai.

Etiketa: ballaGjekmarkaj

Lajme të lidhura

Dosja e vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO
Aktualitet

Dosja e vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

16:10 - 27/01/26
Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e opozitës, Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit

15:24 - 27/01/26
The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!
Aktualitet

The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

14:37 - 27/01/26
Para
Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut

Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja e vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO
Aktualitet

Dosja e vëllezërve Bami, ekstradohet nga Zvicra 37-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

16:10 - 27/01/26

Interpol Tirana ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç, i lindur në Shkodër,...

Lexo më shumë
Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Gjykata e Tiranës cakton masën “detyrim paraqitje” për 19 të arrestuarit

15:24 - 27/01/26
Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut

Tragjedi rrugore në Rumani, humbin jetën shtatë tifozë të PAOK-ut

15:10 - 27/01/26
Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

Balla i cilësoi protestuesit lapanjozë, Gjekmarkaj: Kur ‘vritet’ frika, pushteti nis e dridhet!

14:59 - 27/01/26
The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!

14:37 - 27/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com