GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balla i përgjigjet Mediut: Nuk jeni opozitë kashtë e k*qe, jeni vlerë për demokracinë

15:18 - 31/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla i përgjigjet Mediut: Nuk jeni opozitë kashtë e k*qe, jeni vlerë për demokracinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak pas deklaratës së kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu se opozita ishte kthyer në “kashtë e k*qe” vjen dhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Balla tha se nuk bie dakord me Mediun ndërsa e cilësoi opozitën si vlerë e shtuar e demokracisë.

Teksa njoftoi se pasditen e së shtunës është raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit, Balla u shpreh se nëse opozita do të kishte dërguar emra në raundet e para, sot vendi do të kishte kreun e ri të shtetit.

“E para të gjtihë jemi dëshmitarë të diskutimeve që janë zhvilluar në Konferencën e Kryetarëve, propozimi ynë ka qenë që raundi i parë të ishte në 4 Maj, dhe të përfundonte rreth datës 24 Maj. Kemi hasur në kërkesën e opozitës për të marrë më shumë kohë, madje datën 4 e kemi anulluar që opozita të merrte më shumë kohë për procesin.

Kemi rënë dakord që të marrim afatin maksimal nga raundi në raund, kemi rënë dakord që në raundin e dytë dhe të tretë propozimet të ishin vetëm nga opozita. Duke parë që opozita atë dakordësi nuk e shfrytëzoi në të mirë të procesit, mund ti kishim ezauruar më shpejt raundet. Por ama ne e kemi thënë këtu që nuk do të propozojmë, dhe e kemi respektuar fjalë për fjalë.

Sa i takon përjashtimeve, po zoti Mediu është e vërtetë, kemi bërë një përjashtim që është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë, që Sali Berisha nuk mund të merret në konsideratë në asnjë formë konsultimi. Me shumë keqardhje kam deklaruar dje rastin e një personaliteti si Simon Mirakaj. Për fat të keq zoti Mirakaj do të rrëzohet në seancë pasi Berisha nuk e heq firmën e vetë. Nuk diskutojmë me deputetë të pavarur, apo të përjashtuar.

Kemi apo nuk kemi të drejtë përgjegjësinë e kemi ne. Nuk mund ta bëjmë pis emrin e presidentit të ri, negociatat janë politike, në aspektin politik unë dua të negocioj me gjithkënd që ka zgjedhur  orientimin proamerikan. Prandaj për tu rikthyer, ne kemi respektuar marrëveshjen fjalë për fjalë deri në raundin e tretë, kemi pritur qoftë listë emrash, qoftë një kandidat të përveçëm.

Në rast se do të kishit sjellë një emër do të ishim tërësisht në kushte të tjera, pasi presidentin mund ta kishim zgjedhur në raundin e tretë. Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju për opozitën që është kashtë apo epitete të tjera. Opozita është një vlerë për demokracinë.”-tha Balla.

Lajme të lidhura

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Para
Kuvendi i PD, Duma: Për Berishën do të vendosin votat e demokratëve

Grida Duma nuk tërhiqet: Ka dhe një javë kohë, lërjani opozitës Presidentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com