GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla paralajmëron rishikim të kompetencave të Prefektëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla paralajmëron rishikim të kompetencave të Prefektëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, paralajmëroi sot një rishikim të kompetencave të Prefektit dhe rolin të tij.

Kjo u bë e ditur nga Kukësi, ku Balla prezantoi Prefektin e ri të qarkut, Albert Halilaj.

“Ka ardhur koha për të rishikuar dhe ri-dimensionuar rolin e prefektit në kuadër të reformës administrative territoriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore”, tha Balla.

Idea për të rishikuar kompetencat e Prefektit është hedhur për herë të parë në vitin 2016 nga LSI, parti e cila në atë kohë ishte pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga Partia Socialiste. Në atë kohë, deputetë të LSI propozuan që Komisioni i Ligjeve të rriste kompetencat e Prefektëve, pasi roli i tyre konsiderohej si “honorifik”. Gjithashtu në atë kohë kërkohej që Prefektët të kishin rol në procesin zgjedhor, e para sa i takon listave të zgjedhësve dhe së dyti në caktimin e qendrave të votimit.

Nuk dihet nëse Balla në paralajmërimin e tij ka pasur parasysh ose jo propozimet që janë hedhur nga LSI rreth 7 vite më parë, apo socialistët kanë ndonjë projekt gati që thjesht do e formalizojnë.

Duke folur rreth raporteve të prefektit me të zgjedhurit lokalë, Balla u shpreh se prefekti duhet të monitorojë vazhdimisht vendimet e marra nga këshillat bashkiake.

“Natyrshëm është dhe marrëdhënia e prefektit me të tria Bashkitë. Të gjitha vendimet e këshillave konfirmohen nga prefekti. Prandaj z. prefekt roli juaj merr një rëndësi shumë të madhe, pasi duhet vlerësuar ligjshmëria e tyre. Nëse konstatohet se vendimi i këshillit bashkiak bie ndesh me legjislacionin apo interesat publike, ju keni të drejtë t’i rikthesh për rishqyrtim”, u shpreh Balla.

Prefekti i ri i qarkut Kukës Albert Halilaj u emërua në këtë detyrë nga Kryeministri Edi Rama më 19 korrik, pas lirimit nga detyra e ish-prefektit të qarkut Ali Hallaçi.

Etiketa: ballakompetencaprefekte

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Anulimi i ndeshjes i kushton shumë Barcelonës

Anulimi i ndeshjes i kushton shumë Barcelonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com