GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balla prezanton kreun e ri të AMP: Të pastrojmë rradhët e Policisë nga…

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Balla prezanton kreun e ri të AMP: Të pastrojmë rradhët e Policisë nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Florian Sulejmani është emëruar si kreu i ri i AMP pas largimit të Ardi Veliut. Sulejmani është prezantuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Sulejmani ka një eksperiencë prej 18 vitesh dhe ka qenë pjesë e strukturës së AMP-së. Ai ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit kalimtar, si kusht i domosdoshëm për këtë pozicion drejtues dhe ka eksperiencë dhe njohuri të gjera mbi procesin e vetting-ut të Policisë.

Ministri Balla theksoi se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit të tij.

“Policia e Shtetit duhet të jetë një organizatë e shëndoshë, e pastër, e besueshme dhe e fortë në goditjen e paligjshmërisë në tërësi, dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.

Jeni ju ata që duhet të hetoni çdo rast mosveprimi nga Policia. Rasti i Vlorës kur një vajzë e re viktimë e dhunës seksuale, apo ai i kopshtit në Tiranë, janë shembujt e këqij të veprimit të vonuar dhe standardit që tashmë është vendosur.

Kur një vajzë, një grua, një nënë denoncon një rast dhune, dhunë seksuale, dhunë me bazë gjinore, veprimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm, sipas një protokolli të detajuar mirë. Ju takon ju të verifikoni çdo rast, derisa të mos guxojë më askush brenda policisë të mbajë anën e dhunuesve duke mos regjistruar kallëzimin dhe duke mos marrë menjëherë në mbrojtje viktimën”, tha Balla.

Sipas tij, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të marrë rolin e vet sa i takon Paketës së Sigurisë në shkolla, kopshte, çerdhe. Shkoni dhe verifikoni a e ka bërë Policia e Shtetit detyrën e vet.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të fitojë në terren – me rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, abuzivizmit, bashkëjetesës me krimin – besimin e publikut dhe partnerëve tanë, kjo edhe falë bashkëveprimit në rritje me agjencitë e tjera ligjzbatuese, në mënyrë të veçante me SHISH dhe SPAK”, tha Balla.

Sipas tij, komunikimet në aplikacionet e koduara që implikojnë oficerë të Policisë së Shtetit janë dëshmi e qartë e nevojës për një punë intensive e pa kompromis të AMP-së, për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë brenda radhëve të Policisë së Shtetit, dhe për t’i dhënë dinjitetin dhe respektin e merituar në shoqëri kësaj organizate, që ka në gjirin e saj qindra e mijëra të rinj e të reja që punojnë me dedikim, pasion e profesionalizëm krah qytetarëve.

“Sa i përket fenomenit të aplikacioneve të koduara, kam kërkuar që verifikimi i përdorimit të këtyre aplikacioneve nga punonjësit e policisë të jetë pjesë e formularit të vetë-deklarimit të kryer nga çdo punonjës e që, në rast deklarimi të rremë, do të pas-sjellë përjashtimin përfundimtar të tij nga radhët e policisë.

Vettingu i drejtuesve të Policisë është po ashtu një proces i rëndësishëm që duhet të ecë me ritme të shpejta, në përmbushje të pritshmërive të publikut për institucione me integritet të lartë në shërbim të qytetarëve.

Procesi i vettingut duhet të jetë një tregues i pastrimit të Policisë, proces i cili do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, por mos e harroni asnjëherë është një kusht i madh që AMP duhet të përmbushë për seriozitetin, paanshmërinë në drejtim të kryerjes të këtij procesi kaq të rëndësishëm.

Kush nuk tërhiqet nga procesi i vettingut, nuk ka më vend në asnjë karrige në Policinë e Shtetit”, tha Balla.

Etiketa: AMPballasulejmani

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Era Istrefi dhe Butrint Imeri publikojnë këngën e tyre të re “Lonely”

Era Istrefi dhe Butrint Imeri publikojnë këngën e tyre të re “Lonely”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com