GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balliu: Është detyrë e opozitës që të shkërmoqim sistemin e ngritur për vjedhjen e votave

18:55 - 14/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balliu: Shqipërisë i duhet një Amerikë e fortë me një Soros të dobët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24  për zgjedhjet elektorale të 11 Majit, të cila opozita i ka cilësuar ‘farsë elektorale’.

Balliu tha se është detyrë e opozitës dhe shoqërisë që të denoncojnë dhe shkërmoqin sipas tij sistemin e ngritur për vjedhjen e zgjedhjeve.

Ai u shpreh ndër të tjera se PD u nis për të fituar në zgjedhjet e 11 Majit.

“Pa diskutim, ne u nisëm për të fituar zgjedhjet, por në krahun tjetër ne thamë që këtu do të tentohet gjithçka, manipulim dhe vjedhje e votës. E kemi deklaruar që Sara Mila është kandidatja e Suel Çelës dhe ja që u vërtetua, pasi ajo është kandidatja më e votuar në Shqipëri, një njeri që nuk e njeh askush. Apo rasti i Arkend Ballës i mbështetur nga Troplinët, që mori 10 herë vota më shumë se katër vite më parë. Nuk e di çfarë rroge duhet të kesh për të pasur 2.6 milionë euro në llogari bankare siç deklaron”, tha Balliu.

Pjesë nga Intervista

Një muaj pas 11 majit, Berisha përsërit se ishin farsë. Si e shihni këtë terren një muaj pas zgjedhjeve?

Klevis Balliu: Farsa elektorale është faktuar vetëm duke marrë provat e ditëve të fundit për opinionin publik në Shqipëri dhe për atë ndërkombëtar. Treni bullgar i kapur me video, me zë dhe figurë në Qarkun e Elbasanit vërteton një sistem të ngritur për vjedhjen e zgjedhjeve, çka e kthen këtë proces në një farsë. Është detyrë e opozitës dhe e jona si shoqëri që të shkërmoqin sistemin e ngritur për vjedhjen e zgjedhjeve.

Ju si opozitë deklaruat se vota do të mbrohet. Po tani që zgjedhjet kanë përfunduar?

Klevis Balliu: Opozita nuk kanë asnjë fuqi të arrestojë asnjë njeri apo kriminel elektoral. Ajo i mbetet policisë, gjykatave dhe prokurorisë. Opozita ka për detyrë denoncimin dhe këtë e kemi bërë. Dhe kjo betejë që po bëjmë është pjesë e misionit për mbrojtjen e votës, për të mbajtur fjalën që u kemi dhënë shqiptarëve.

Si e patë ju SPAK në këtë iniciativë?

Klevis Balliu: Nëse SPAK nuk do të ishte SKAP, trenin bullgar nuk duhej ta kapte opozita, sepse ne nuk ka byro hetimi, nuk është stërvitur nga FBI, nuk merr 10 mijë euro në muaj për hetuar krime elektorale. SPAK krijoi grupe speciale për zgjedhje, pse nuk e kapën këta trenin bullgar apo zyrat elektorale ilegale.

Po ju i patë këto edhe përpara zgjedhjeve?

Klevis Balliu: Janë 19 deklarata nga PD. Çfarë që do bënte opozita, nuk e ndryshonte dot faktin që në Durrës vendosin Troplinët, në Elbasan vendosin Çelat, nuk është çështja e analizave politike, sepse nuk është kapur asnjë krim elektoral.

Pra, sipas teje, rezultati i zgjedhjeve bie që pa nisur ato?

Klevis Balliu: Pa diskutim, ne u nisëm për të fituar zgjedhjet, por në krahun tjetër ne thamë që këtu do të tentohet gjithçka, manipulim dhe vjedhje e votës. E kemi deklaruar që Sara Mila është kandidatja e Suel Çelës dhe ja që u vërtetua, pasi ajo është kandidatja më e votuar në Shqipëri, një njeri që nuk e njeh askush. Apo rasti i Arkend Ballës i mbështetur nga Troplinët, që mori 10 herë vota më shumë se katër vite më parë. Nuk e di çfarë rroge duhet të kesh për të pasur 2.6 milionë euro në llogari bankare siç deklaron.

Etiketa: BalliuKlevis Balliu

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
Iran/ Të paktën nëntë shkencëtarë të vrarë në sulmet izraelite

Iran/ Të paktën nëntë shkencëtarë të vrarë në sulmet izraelite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com