GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balliu: Hetimi i George dhe Alex Soros nuk mund të jetë i plotë pa hetimin edhe në Tiranë të Edi Ramës

16:37 - 29/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna e vëllait të deputetit socialist/ PD: Rama ia ka dorëzuar Krujën bandave të Rrajës dhe Bushit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, deputeti i zgjedhur Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat, shprehu mbështetjen e plotë ndaj qëndrimit të Presidentit Donald Trump lidhur me hetimin ndaj George Soros dhe strukturave të tij.

Ai theksoi se është koha për t’i dhënë fund ndërhyrjes së malinje në demokracitë, si në vendet e mëdha si Amerika, ashtu edhe në ato më të vogla si Shqipëria.

Balliu kërkoi hetimin e plotë jo vetëm të Soros dhe familjes së tij, por edhe të personave që veprojnë në Shqipëri në shërbim të tyre, duke i cilësuar si kukulla politike të një strukture mafioze ndërkombëtare që ka minuar pluralizmin dhe drejtësinë në vend.

Deklarata

Akuzat e Presidentit Trump për George Soros dhe të BIRN përfaqësojnë një të vërtetë madhore: i duhet dhënë fund ndërhyrjes malinje në demokracitë, si të vendeve të mëdha, si Amerika, ashtu dhe atyre të vogla, si Shqipëria. Hetimi i George dhe Alex Soros nuk mund të jetë kurrë i plotë pa hetimin në Tiranë të Edi Ramës, Linda Ramës dhe Delina Ficos, këtyre kukullave të tyre në Shqipëri.

Partia Demokratike e përshëndet dhe do ta mbështesë në vijim këtë qëndrim të Presidentit Trump, duke ofruar jo vetëm historinë e saj të persekutimit, por edhe dijenitë dhe informacionet që ka, se si kjo strukturë mafioze ndërkombëtare ka funksionuar në Shqipëri.

Donal Trump kërkoi jo vetëm hetimin e Soros duke përdorur ligjin RICO, që përdoret për organizatat e strukturuara kriminale, por mund të thuhet se e shpalli ‘non grata’, Goerge Soros, Alex Soros dhe Fondacionin e tyre.

Ka qenë lideri historik i PD, Sali Berisha, që ka kërkuar para tetë viteve shpalljen ‘non grata’ të Soros duke e cilësuar një monstër të njerëzimit, të dëmshëm për demokracitë.

Në themel të shpalljes së Presidentit amerikan qëndrojnë veprimtaritë destruktive të Sorosit, të cilat kanë gërryer themelet morale dhe shoqërore, dhe radikalizuar pushtetin e majtë drejt formave autoritare e diktatoriale.

Shqipëria është shembulli më i qartë i këtij fenomeni. Pikërisht këtu, Soros goditi pluralizmin politik duke ndërtuar një sistem drejtësie të kapur, me të cilin shënjestroi liderin historik të opozitës, Sali Berishën, për të forcuar kukullën e tij politike, Edi Ramën.

Sot, për fat të keq, vendi ynë ka një drejtësi të projektuar sipas vizionit të këtij arkitekti të së keqes: një strukturë që nuk garanton barazi dhe ligjshmëri, por shërben si instrument i kapjes së shtetit dhe mbajtjes së pushtetit me çdo mjet.

Ne përshëndesim aktin kurajoz dhe çlirues të Presidentit Trump, dhe vijojmë thirrjen e kryetarit të PD për FBI që të hetojë veprimtarinë e Soros në Shqipëri.

 

 

 

 

 

Etiketa: BalliuhetimeRamasoros

Lajme të lidhura

Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Para
Bardhi publikon pamje të reja: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

Bardhi publikon pamje të reja: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25

GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu mësohet...

Lexo më shumë
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com