GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balliu: Kapllanaj mori 200 mln lekë tender në shkelje të ligjit

13:12 - 28/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balliu: Kapllanaj mori 200 mln lekë tender në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klevis Balliu, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, ka denoncuar ditën e sotme se kompania e deputetit Agron Kapllanaj është duke u favorizuar me tendera nga qeveria për të favorizuar fushatën e Alibeajt në Mallakastër.

Ai tha se Kapllanaj është sponsor i fushatës së veglave të Ramës në Mallakastër dhe të Erion Veliajt në Tiranë dhe se në Vlorë ka marrë 200 milion lekë me flamur të kuq.

Deklarata

Në vijim të denoncimeve të mëparshme, Partia Demokratike ngre alarmin për vjedhjen e parave publike, të cilat i jepen shoqërisë “Shkëlqimi 07” shpk, në pronësi të deputetit Agron Kapllanaj, sponsor i fushatës së veglave të Ramës në Mallakastër dhe të Erion Veliajt në Tiranë.

Sipas Buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 28, datë 27 mars 2023, rezulton se Shkëlqimi 07 ka marrë nga Këshilli i Qarkut Vlorë tenderin me objekt: “Rikonstruksion i disa akseve të Njësisë Novoselë”, në shumën 200 milionë lekë.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pasi ka shqyrtuar ofertat pjesëmarrëse, ka konkluduar se oferta më e ulët duhej të skualifikohej sepse nuk plotësonte kriteret. Kur një ofertë e ulët skualfikohet, kjo dëshmon se tenderi është paracaktuar.

Përndryshe, nëse e marrim të mirëqenë arsyetimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë, që ka skualifikuar ofertën më të ulët sepse nuk plotëson kriterin për stafin dhe punonjësit, atëhere përse ky komision mbyll sytë përpara fakteve si më poshtë:

  • Drejtoria e Shërbimit Memaliaj në datë 20 mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimi 07 në tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës nga rruga nacionale deri në fshatin Anë Vjosë”, me vlerë rreth 55 milion lekë me TVSH?
  • Bashkia Tiranë në datë 20 mars 2023 e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut” me vlerë rreth 1 miliard 284 milion lekë me TVSH?
  • Në datë 20.03.2023 Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Agjencia e Shërbimeve Publike Berat për tenderin me objekt: “Blerje material inerte” me vlerë rreth 60 milion lekë
  • Në datë 13 mars 2023, Bashkia Kavajë e ka shpallur fitues Shkëlqimin 07 në tenderin me objekt: “Blerje çakulli”, me vlerë 138 milion lekë me TVSH?
  • Në datë 02.02.2023, Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për tenderin me objekt: “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, rajoni 4”, duke i dhënë kësaj shoqërie një shtesë kontrate, në vlerën 1 miliard e 40 milion lekë, pra duke e çuar vlerën totale të kësaj kontrate në rreth 6 miliard e 240 milion lekë me TVSH?
  • Në datë 10.02.2023, Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Vlorë, për tenderin me objekt: “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Kërkove”, me vlerë 180 milion lekë?
  • Në datë 10.02.2023, Shkëlqimi 07 ka lidhur kontratën me Bashkia Selenicë, për tenderin me objekt: “Asfaltim rruge të brebndshme Kocul” me vlerë 320 milion lekë?
  • Në datë 06 ,ars 2023 është shpallur fitues në tenderin me objekt: “Blerje asfalti”, zhvilluar nga Agjencia e Shërbimeve Publike Berat me vlerë rreth 393 milion lekë me TVSH?

Referuar sa më sipër, me një seri kontratash nënshkruar vetëm muajin e fundit nga Shkëlqimi 07, vetëm Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të Këshillit të Qarkut Vlorë nuk e di që edhe kjo kompani, sikurse pretendimi për shoqërinë me ofertën me të ulët, e ka stafin teknik dhe inxhinierik të angazhuar në kontrata të tjera.

Pra, Këshilli i Qarkut Vlorë mban dy standarde në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse, sepse orientimi i partisë në pushtet është që tenderin ta fitojë Shkëlqimi 07.

Kjo është shkelje e haptur e barazisë në tendera dhe në vlerësimin e ofertave pjesëmarrëse.

Për më shumë ky është përdorim i tenderave dhe parave publike për qëllimë elektorale.

Partia Demokratike i bën thirje autoriteteve kontraktore, që të zbatojnë me përpikmëri ligjet, sepse herët a vonë, ligji do të zbatohet për këdo, si dhe ndëshkimi do të jetë sipas ligjit.

Partia Demokratike garanton taksapaguesit shqiptarë se, me ardhjen në pushtet, jo vetëm prokurimet abuzive, por çdo fond publik do të ri-auditohet dhe shkelësit e ligjit do të marrin dënimin e merituar.

 

 

Etiketa: BalliuKapllanaj

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Bruksel, 30 të arrestuar

Po përgatisnin sulm terrorist, tetë të arrestuar në Belgjikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com