GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balliu: Lidhjet e Erion Veliajt me mafien janë të provuara, por drejtësia hesht

11:17 - 16/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balliu: Erion Veliaj, njeriu që vjedh çdo ditë qytetarët ankohet për gomat e djegura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu deklaroi se lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj me mafien tashmë janë të provuara.

Ai tha se pavarësisht përgjimeve ku dalin lidhjet e Veliajt me mafien italiane Ndragheta,  drejtësia në Shqipëri hesht. “Si ka mundësi që eksponentë të tillë të përfshirë në këto përgjime vazhdojnë të jenë me pushtet, vazhdojnë të jenë në krye të bashkisë, vazhdojnë të marrin tendera. Pra kjo është pjesa e habisë dhe prova që këtu nuk ka një sistem drejtësie, që këtu nuk ka një qeveri që lufton krimin, por përkundrazi kemi një qeveri e cila është e përfshirë në krim”, u shpreh ndër të tjera Balliu.

“Mendoj se është e qartë për të gjithë tashmë se të paktën ata që i kanë denoncuar prej kohësh, gazetarja zonja Kepi dhe opozita që e ka denoncuar këtë lidhje të Erion Veliajt me Ndraghetën. Nuk është më një tezë politike apo një teori konspirative. Tanimë është e faktuar. Përpos këtyre përgjimeve të mos harrojmë edhe Eco-Tiranën se edhe atje kemi një lidhje të Ndraghetës me Erion Veliajn, një biznes i cili ende vazhdon dhe siç ka edhe biznese të tjera të cilat vazhdojnë nga pastrimi i parave ne ndërtim…

Për lidhjet me Ndragheten e cila nuk është një gjë e vogël sepse është një nga organizatat më të frikshme kriminale që ka bota. Po kudo që janë këta kriminelë dhe këto kartele del Erion Veliaj me Edi Ramën. Një herë kemi Sinaloan, tani kemi Ndraghetën.

Dhe ajo çfarë bën përshtypje është se si ka mundësi që eksponentë të tillë të përfshirë në këto përgjime vazhdojnë të jenë me pushtet, vazhdojnë të jenë në krye të bashkisë, vazhdojnë të marrin tendera. Pra kjo është pjesa e habisë dhe prova që këtu nuk ka një sistem drejtësie, që këtu nuk ka një qeveri që lufton krimin, por përkundrazi kemi një qeveri e cila është e përfshirë në krim. I ka këto organizata ortake dhe partnere në biznesin e përditshëm të ekonomisë së vet personale për rritjen e llogarive bankare por edhe te pushtetit se duhet të kuptojmë se gjithë kjo lojë bëhet për mbajtjen e pushtetit. Këto para kaq të mëdha dhe ky bashkëveprim i pushtetit politik me pushtetin kriminal ka për qëllim mbajtjen e qeverisë në këmbë. Ka për qëllim ndalimin e fjalës së lirë për ti denoncuar ato e shumë e shumë gjëra të tjera.

Në këtë kontekst duhet të shikojmë me kujdes realitetin ku po jetojmë dhe çfarë ka prodhuar kjo. Edhe para dy ditësh me erdhi një mesazh se çfarë rëndësie ka kjo për qytetarët e thjeshtë. I gjithë ky biznes, përpos rritjes dhe shkatërrimit të demokracisë, por edhe rritjes së kriminalitetit në Shqipëri, pastrimit të parave, çfarë ka prodhuar. Për shkak të pastrimit të parave në ndërtimet e pallatave të Erion Veliajt, sot brezi i ri e ka të pamundur të blejë shtëpi me 3000 – 4000 euro metri katror. Dhe ato përgjime bëhet fjalë në 2019. SPAK ka nisur një investigim në 2021. Për t’i vërtetuar këto akuza ka dy raporte esenciale, shumë të rëndësishme. Një është raporti i 2022 i Ministrisë së Brendshme të Italisë, i cili tregon dhe fakton se si mafia shqiptare, politikanë të niveleve të larta në Shqipëri kanë lidhje direkte me organizatën kriminale Ndragheta. Raporti i dytë është raporti i antimafias italiane në vitin 2024 i cili përsëri fakton se si Ndragheta është futur në Shqipëri dhe bën biznes në Shqipëri dhe pastron paratë në Shqipëri….”, theksoi ai.

 

Etiketa: BalliumafiaVeliaj

Lajme të lidhura

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës
Aktualitet

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Para
Pësoi djegie pasi banesa mori flakë, ndërron jetë në spital i moshuari

Ngjarje e rëndë në Korçë, 16-vjeçari ndërron jetë pas një arresti kardiak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com