GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balliu: Në qeverinë e Ramës droga është kriter promovimi

13:52 - 20/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: 200 fëmijë shqiptarë janë zhdukur në Britani, Rama hesht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu tha se në qeverinë e Edi Ramës droga është kriter promovimi dhe jo problem.

Ai theksoi se në varësi të nivelit të përfshirjes në botën e narkotrafikut, Rilindja të shpërblen me poste, nga më të voglat, deri te më të lartat.

Deklarata:

“Në qeverinë e Edi Ramës droga është kriter promovimi dhe jo problem. Narkotrafikantë të të gjitha niveleve janë asetet e vyera të Rilindjes. Kjo nuk është një akuzë politike, por një fakt publik. Në varësi të nivelit të përfshirjes në botën e narkotrafikut, Rilindja të shpërblen me poste, nga më të voglat, deri te më të lartat. Dje janë arrestuar 5 persona për trafikim të lëndëve narkotike, dy nga të cilët janë pjesë e administratës të Bashkisë Ersekë.

Ata nuk janë dhe nuk mund të shihen si narko-trafikantët e radhës, që fshihen nën kostumin e zyrtarit të shtetit, por si fytyra e vërtetë dhe e vetme e pushtetit të Edi Ramës. Narko-trafikantët kanë sot nën kontroll të plotë administratën publike nga baza deri në majë. Raste të pafundme, si të punonjësve të bashkive, drejtorë lokalë apo të institucioneve të tjera, si AKSHI, Policia e Shtetit, ministri të ndryshme apo dhe kryebashkiakë, bashkë me deputetë dhe ministra, janë kapur në këto 9 vite.

Ata që kanë rënë në rrjetë janë vetëm maja e ajsbergut. E dyta, shumica e tyre janë zbuluar, jo si shkak i punës së institucioneve të shtetit shqiptar, por të agjencive të huaja të inteligjencës, apo zbatimit të ligjit. Kjo kapje e shtetit dhe narko-industrializim i vendit vjen, sepse peshku qelbet nga koka. Edi Rama është themeluesi, arkitekti dhe përfituesi më i madh i narkotrafikut në Shqipëri. Ai është themeluesi i kartelit të Tiranës.

Ky kartel cënon jetën e qytetarëve dhe errëson të ardhmen e tyre. Slogani i kartelit në raport me krimin është: “hëngshin koka e tyre”. Kjo filozofoi prodhoi tmerrin e Don Boskos, ku u vra një grua e pafajshme dhe u plagosën 5 të tjerë. Ky kartel i mban të mbyllura rrugët në Shqipëri dhe hap ato të eksodit të shqiptarëve në botë. Ky kartel nuk është alternativë qeverisje, por damka e Shqipërisë si eksportues problemesh dhe kriminaliteti. Ikja dhe dorëzimi nuk është zgjidhja. Zgjidhja është qëndresa dhe vota e lirë.”, tha ai.

 

Etiketa: BalliudrogeRama

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Korrupsion me pronat/ Pranga, ish-punonjësit të Kadastrës

Korrupsion me pronat/ Pranga, ish-punonjësit të Kadastrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët shqiptarë për Ditën e Verës nga Elbasani, kryeqendrën e kësaj feste....

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com