GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balliu: Vendin e ka mbuluar krimi, policët po zëvendësohen me patronazhistë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balliu: Vendin e ka mbuluar krimi, policët po zëvendësohen me patronazhistë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me gjendjen që ndodhet vendi. Gjatë fjalës së tij, Balliu ka përmendur shpërthimet që kanë ndodhur me tritol mbrëmjen e kaluar në Lushnje dhe Fushë Krujë, duke thënë se si gjithmonë autorët janë larguar në drejtim të paditur. Po ashtu ai ka komentuar edhe largimin e punonjësve të policisë nga detyra për shkak kushteve mjerane në punë.

Deklarata e Balliut:

Marrëveshja kriminale e Edi Ramës me krimin e organizuar për interesa elektorale dhe monetare, ka cënuar sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë. Në pak ditë një nga zonat më të populluara në Tiranë, kanë ndodhur dy vrasje, duke vënë në rrezik jetën e familjareve të asaj zone. Dje në Lushnje bandat kriminale kërcënuan me tritol, dhe vetëm pak minuta më pas një tjetër shpërthim me tritol ndodhi në zonën e Fushë Krujës. Si gjithmonë nuk ka autorë ose ata largohen në drejtim të paditur. Ndërkaq Policia e Shtetit është në një situatë dramatike dhe në pamundësi totale për t’u përballur me bandat dhe krimin. Raportet mediatike dhe burimet zyrtare tregojnë se 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen, pasi kushtet në punë janë mjerane.

Ndërkohë këta efektivë policie të ndershëm po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militant dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar. Në çdo përplasje të bandave dalin efektive policie të implikuar, ata nuk përfaqësojnë Policine e Shtetit por ata përfaqësojnë policine e pushtetit. Kjo situatë alarmante për sigurinë e jetës së qytetarëve na thërret të gjithëve të reagojmë për të mbrojtur jetën e qytetarëve të ndershëm të vendin tonë. Me një qeveri që sulmon shtetin ligjor dhe Policinë e Shtetit, për ta zëvendësuar me policinë e pushtetit, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrezik. Mblidhuni më 12 nëntor për të protestuar për sigurinë e cënuar, policinë e kthyer në aneks të kuzhinës politike, dhe barrë të tjera në shpinën tuaj, dhuratë e një qeverie që ka kryeministër, por nuk ka krye.

Etiketa: BalliupatronazhistetPolicet

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

10:53 - 26/08/26
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Revolta nuk ndalet/ Për afro tre muaj qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Populli jemi ne dhe jo hajdutët dhe të korruptuarit

08:04 - 26/08/26
Baçi: Divjaka duhet të mbetet bashki, vlerësim për qytetarët që po protestojnë çdo ditë
Aktualitet

26 ditë revoltë kundër reformës së PS për ndarjen territoriale: Divjakën nuk e dorëzojmë!

22:51 - 25/08/26
Para
Moderatori i njohur largohet nga “Ora News”, bëhet zyrtare lëvizja e tij

Moderatori i njohur largohet nga “Ora News”, bëhet zyrtare lëvizja e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen
Aktualitet

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

11:11 - 26/08/26

Banorë të Njësisë Administrative Shtiqën dhe të fshatit Nangë, në Njësinë Administrative Bicaj, kanë protestuar sot para Bashkisë Kukës, duke...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

Demokratët Evropianë: Shqipëria të shfuqizojë ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

10:53 - 26/08/26
Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

09:59 - 26/08/26
U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

09:47 - 26/08/26
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

Egnatia shkon drejt Norvegjisë me objektivat e qarta, nesër luhet akti “final” për grupet e Europa League

09:40 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com