GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ballkani eliminohet nga Conference League

08:13 - 16/08/24
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Ballkani eliminohet nga Conference League
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani është eliminuar nga Liga e Konferencës, pasi Larne triumfoi 3-1 në gjuajtjen e penalltive.

Fillimisht, ndeshjen më mirë e nisi kampioni i Kosovës, duke rrezikuar me anë të Queven në minutën e shtatë, por që goditja e tij u bllokua.

Larne rrezikoi me anë të Gallagher (12’), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

Kryeziu dhe Hamidi kishin raste të mira shënimi pas gjysmë ore lojë, ndërsa nuk ia dolën t’i konkretizonin me gol.

Ballkani kërkoi me ngulm golin e barazimit në këta 45 minutat e parë, dhe arriti ta thyente mbrojtjen vendase në minutën e 45-të.

Hamidi realizoi për 1-0 nga penalltia, duke i barazuar shifrat në 1-1, pasi kishin humbur me 1-0 në ndeshjen e parë.

Në 45 minutat e dyta, sërish kishte raste për të dyja ekipet, mirëpo nuk pati gola.

Iniciativën e patën vendasit, duke bërë disa gjuajtje, por Enea Koliçi ishte në nivelin e lartë të detyrës.

Adetunji i Ballkanit rrezikoi në minutën e 65-të, mirëpo portieri Ferguson i Larnes bëri një pritje fantastike.

Edhe Ismajlgeci testoi portierin e skuadrës nga Irlanda e Veriut, por që sërish pa sukses.

Kështu, ndeshja shkoi në shtesa, pas rezultatit të barabartë të përgjithshëm 1-1.

As koha shtesë prej 30 minutash nuk arritën të përcaktonin fituesin, duke bërë që kjo përballje të shkonte në gjuajtjen e penalltive, aty ku Ballkani u eliminua 3-1.

Kampioni i Kosovës shënoi vetëm një herë, duke humbur dy të tjera, për dallim nga Larne që realizoi katër herë.

 

 

Etiketa: Ballkaniconference league

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Digjet një automjet në Thumanë, dyshimet e para

Digjet një automjet në Thumanë, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta për rritjen e pagave të drejtuesve...

Lexo më shumë
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com