GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ballkani i Hapur po na mbyll gojën!

22:07 - 07/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironia e Lutfi Dervishit: Shqipëria në vend numëro, ja vizioni i politikanëve tanë për 2030-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lutfi Dervishi – Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, por edhe më zhgënjyesja.

Nga ajo çfarë u bë publike nga telefonata e Presidentit të Shqipërisë me Presidenten e Kosovës dhe nga deklarata e ministrisë së Punëve të Jashtme, mësohet se “Shqpëria ka shprehur shqetësimin për situatën dhe kërkon dialog”

Me këtë formulë: “shpreh shqetësim dhe kërkon dialog si rrugëzgjidhje’ mund të shprehesh për çdo konflikt që ndodh sot në botë që nga Sri Lanka e deri në Jemen!

Madje edhe nëse bllokohet funksionimi i rrjeteve sociale mund të shprehësh shqetësim dhe të kërkosh zgjidhje sa më të shpejtë….

Edhe Beogradi zyrtar po të pyetej  do të shprehte shqetësimin e thellë dhe do të kërkonte zgjidhje me dialog për situatën.

Ngjarjet në Veri të Kosovës nuk janë rrufe në qiell të pastër. Kanë autorë konkretë, kanë  përgjegjës konkretë, kanë ideatorë dhe janë në funksion të një plani të mirëmenduar. Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë sot për të shprehur shqetësim Shqipëria dhe as për t’i treguar se çështjet zgjidhen me dialog. Meqë ra fjala.. Dialog për çfarë? Dhe Dialog me kë?

Edhe në reagimin e fundit të kryeministrit Rama kërkohet: “vetëpërmbajtje dhe dialog”.

Shqipëria nuk mund të fshihet pas qëndrimit të aleatëve dhe aq më tepër të flasë si Papa, për “paqe dhe dialog” sepse e ka detyrim kushtetues, ndër të tjera, mbrojtjen e interesave të Kosovës.

A mos vallë në Tiranë mendojnë se çështja e targave të kohës së Millosheviqit është problemi që duhet zgjidhur apo çështja që duhet shtyrë për më vonë?  A mos vallë mendojnë se kemi të bëjmë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë? A mos vallë çështja ka mbetur te asosacioni i komunave serbe? (dhe këtu është koha për t’i kujtuar aleatëve se nëse e konsiderojnë Bosnjën dështim, nuk mund të kenë sukses me një Bosnjë të dytë në Kosovë”. Si shpjegohet që ka një ngurrim për t’i vënë emrin që ka aksionit për destabilizimin e Kosovës? Asgjë në Veri nuk ndodh pa pëlqimin/miratimin e Beogradit.

Sot ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë postimin: “Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi”.

Kemi muaj të tërë që flasim për luftën në Ukrainë, dhjetëra herë kemi dëgjuar dhe mijëra herë të tjera do të dëgjojmë (deri ditën e zgjedhjeve)  dokrrat me rublat ruse në politikën shqiptare. Po kur vjen puna për të vënë gishtin në plagë – marrim qëndrim që të kujton politikën zyrtare të Tiranës në vitet 70 që fliste për vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë?!

A është interesi i Rusisë për të destabilizuar Ballkanin? A po vepron Beogradi si bedel i Putinit? A është koha për të folur apo duhet heshtur se “duhet mirëkuptuar Serbia”? Apo kemi halllin: ne oçavaj Vuçiçu! (se mos na mërzitet Vuçiqi).

Si mund të aspirojmë për Ballkan të Hapur, kur për një palë targa (të kohës së Millosheviqit) mund të shpërthejë lufta?!

Në Ballkanin e Hapur  jemi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk mundet që për hir të Ballkanit të Hapur të mbyllim gojën dhe të flasim në atë mënyrë që të kujton shprehjen shkodrane “m’ka ç’u nana me la gojën”.

Etiketa: Ballkani i Hapurkryesore2Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Tiranë/ Hidhet nga pallati, humb jetën gruaja

Tiranë/ Hidhet nga pallati, humb jetën gruaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com