GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ballkani Perëndimor, premtim i pambajtur i antarësimit në BE

08:19 - 22/08/23
në Botë, Rajoni
Kohë leximi: 4 min
A A
Ballkani Perëndimor, premtim i pambajtur i antarësimit në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto Carras, ata e kishin fort në vëmendje Ballkanin e paqëtuar. Unioni mbështet “pa asnjë rezervë” antarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë.” Ky “premtim i Selanikut”, që mban emrin e qytetit port pranë vendit, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash.

Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.

Një darkë për 20 vjetorin

Mbrëmjen e 21 gushtit 2023 kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një darkë në Athinë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Shkas ishte pikërisht “premtimi i Selanikut” përpara 20 vjetësh. Kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri.

Ky shembull bën të qartë, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së. Herë pas here vendet anëtare në BE shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e antarësimit. Njëherë Bullgaria vë në pikëpyetje gjuhën maqedonase dhe kërkon përfshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Përpara kësaj Greqia për dekada bllokoi Maqedoninë duke e detyruar të ndryshojë emrin e vendit në Maqedoni e Veriut, në mënyrë që shteti fqinj të dallohej prej provincës greke me të njëjtin emër, Makedonia. Tjetër herë Kroacia përpiqet të zgjidhë problemet bilaterale duke penguar vendet kandidate si Serbia, Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina duke kërcënuar me vendosjen e vetos në BE.

Entuziazmi ndaj BE-së në tkurrje gjithnjë e më shumë

Situata ka mbetur pezull prej shumë kohësh sa i përket antarësimit në BE. Veçanërisht në Serbi, vendin më të madh dhe me rëndësi strategjike në rajon, ka lënë gjurmë të thella: Në një anketim përfaqësues verën 2023 vetëm 44 përqind e të pyeturve preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE, 47 përqind janë kundër. Në një tjetër sondazh të Institutit Demostat në qershor 2023 vetëm 23 përqind e qytetarëve janë dakord me kërkesën e Brukselit që Serbia si vend kandidat i BE-së duhet t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Ndërsa 42 përqind thonë, se vendi i tyre duhet të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë, edhe nëse kjo pamundëson antarësimin në BE.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron vitin e kaluar ndërmorën një nismë të madhe për arritjen e një kompromisi në grindjen e bazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe Komisioni i BE-së u angazhua me të gjithë peshën e vet politike për të ndërmjetësuar mes të dyja palëve. Komisari i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell pas bisedimeve të vazhdueshme deklaroi madje: “We have a deal!” Por në fakt ndodhi e kundërta. Të dyja palët e përshkallëzuan konfliktin, që përsëri rrezikonte të përshkallëzohej në përplasje me armë.

Deficite në demokraci dhe bllokim reformash

Edhe pas dy dekadash reformat kanë mbetur si kantier i hapur në shtetet e rajonit njësoj si dhe përpara 20 vjetësh. Medie të censuruara dhe të centralizuara, instrumentalizim i drejtësisë, shkatërrim i institucioneve të pavarura shtetërore, korrupsion dramatik në shkallë të gjerë dhe kriminalitet i organizuar. Megjithatë: Si mund të veprojë BE kundër këtyre rrethanave, në një kohë që brenda vet radhëve të BE-së është e mundimshme të ndalohen kontrolli ndaj mediave, drejtësisë dhe opozitës, sikurse konstatohet në Hungari dhe në Poloni, vende anëtare të BE-së?

Ndaj nuk është rastësi me sa duket, që kryeministri hungarez Viktor Orban Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe veçanërisht Serbinë i ka përzgjedhur si partnerë. Presidenti i Sërbisë që vendos për gjithçka Aleksandar Vuçiq e shpreh hapur vlerësimin e tij për stilin e qeverisjes dhe konceptet politike të kryeministrit hungarez. Të dy politikanët në më shumë se 40 takime ruajnë kontakte të ngushta. Vuçiq pret nga Hungaria që të zbusë presionin e Brukselit ndaj Serbisë për reformat. Orbani nga ana e tij pret, që Serbia ta ndihmojë atë që të marrë një rol kyç në rajon.

Mosmbajtja e premtimit për afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Brukselin është zëvendësuar për raunde konferencash të reja. Shembull është samiti Ballkan-BE që mbahet çdo vit që nga 2014 nën sloganin “Procesi i Berlinit”. Ose nisma e krijuar që nga qershori i këtij viti prej Austrisë në formatin e emërtuar “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”./DW

Etiketa: BallkaniBEpremtim

Lajme të lidhura

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Para
Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre të shtetit

Gjermanët nuk u besojnë më institucioneve të tyre të shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com