GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Balluku, 400 mijë euro për oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

17:11 - 30/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku, 400 mijë euro për oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare tregohet shumë vigjilente ndaj zhvillimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos kur bëhet fjalë për “non grata” në Shqipëri e në botë.

Por, çuditërisht, nga i pari i qeverisë e deri tek i fundit, nuk u treguan aspak vigjilentë, kur Thesari Amerikan i Shtetit sanksionoi oligarkun rus, Oleg Deripaska, në Prill 2018.

Pas kësaj date, një kompani e lidhur me Deripaskën në Shqipëri, ka përfituar rreth 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Siç raportoi “Gijotina.com” pak ditë më parë në mënyrë ekskluzive, Deripaska dhe kompania shqiptare e kontrolluar prej tij për një kohë të gjatë, “Trema Engieenering 2”, kanë përfituar tre tendera, me vlerë totale mbi 20 miliardë lekë të vjetra nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Dritan Agolli i ka dhënë këto kontrata në periudhën 2019-2021, pra pasi Deripaska ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, nuk përfund këtu. “Gijotina.com” mëson se kompania me pronar fundor oligarkun pranë Putinit ka marrë edhe 400 mijë euro të tjera nga “Albcontrol”, në kohën kur drejtohej nga zv.kryeministrja aktuale, Belinda Balluku.

Milionat e Ballukut për Deripaskën

Në janar 2019, Belinda Balluku merr bekimin e kryeministrit Edi Rama për drejtimin e Ministrisë së fuqishme të Infrastrukturës.

Vetëm pak ditë para se të merrte postin qeveritar, Balluku mbylli të gjitha llogaritë me Albcontrol-in. këtu përfshiheshin edhe nënshkrimi i kontratave për tenderat që sapo kishin përfunduar në atë kohë.

Një ndër këto tendera ishte “Rehabilitimi i Qendrës së Kontigjencës në Albcontrol”. Procedura ishte shpallur në shtator të vitit 2018 dhe fondi në dispozicion ishte 416 milionë lekë të vjetra.

Në tender marrin pjesë dy operatorë ekonomikë. Njëri prej tyre skualifikohet nga Belinda Balluku dhe stafi i saj, pasi nuk kishte paraqitur ofertë ekonomike, duke krijuar dyshimet se ishte përfshirë “fiktivisht” në garë.

Procedura tenderuese mbyllet në 31 dhjetor të vitit 2018. Fitues shpallet bashkimi i operatorëve “Trema Engieenering 2” dhe “Rruga Ura Asfaltim 2”, me ofertën ekonomike 387 milionë lekë të vjetra.

Është për t’u theksuar se, në Dhjetor 2018, kur u mbyll ky tender, Oleg Deripaska ishte sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara.

Kompania “shqiptare” e Deripaskës

Për disa vite, kryesisht në periudhën 2016-2022, kompania “Trema Engiennering 2” ka pasur si pronar fundor biznesmenin rus, Oleg Deripaska.

Kompania shqiptare kontrollohej nga shoqëria me seli në Austri, “Strabag Ag”.

Oleg Deripaska ka qenë një prej aksionerëve të kompanisë mëmë austriake, (me 25 përqind të aksioneve) që në vitin 2007.

 

Në vitin 2021, kur ligji shqiptar detyroi kompanitë që të regjistronin pronarët përfitues, Oleg Deripaska u shënua si pronar fundor në shoqërinë “Trema Engieenering 2” dhe “Strabag Ag-dega e shoqërisë së huaj.

Ai mbajti këtë pozicion deri në mesin e vitit 2022, kur shumica e aksionerëve të kompanisë mëmë në Austri vendosën të shkëpusnin raportet financiare me miliarderin rus, Oleg Deripaska, pasi ai u sanksionua në seri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Ballukuoligarkurus

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
E ëma nuk i dha lekë, me thikë në dorë shkon të grabisë pikën e këmbimit valutor

Kamëz, 17-vjeçari godet me thikë dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës
Lajme

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26

Pas përfundimit të protestës së opozitës në rrugët e Tiranës me marshimin që nisi te Kryeministria e përfundoi në selinë...

Lexo më shumë
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26
Ervin Salianji ironizon protestën: Premtuan rrëzim, bënë vetëm xhiro në Bulevard

Ervin Salianji ironizon protestën: Premtuan rrëzim, bënë vetëm xhiro në Bulevard

21:33 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com