GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pasi shpëtoi Ballukun nga prangat, habit Rama: Në Shqipëri askush nuk është mbi ligjin!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të martë se pandëshkueshmëria sipas tij, ka marrë fund.

Nga Samiti i Diasporës, Rama ka deklaruar se sot Shqipëria është sipas tij, vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është pavarur, ndërkohë që jo më larg se muaji i kaluar me urdhër të tij, Belinda Balluku i shpëtoi prangave.

Edhe pse ish-numri dy i qeverisë, u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime milionëshe dhe ja hodhi paq drejtësisë, Rama thotë se i kanë dorëzuar shpatën kësaj të fundit për të qënë e barabartë me të gjithë.

Ai tha se drejtësia nuk ka qenë më e pavarur se kurrë, megjithëse ishte PS ajo që disa javë më parë, me votat e deputetëve të saj në Kuvend, refuzoi kërkesën e drejtësisë për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut për t’i hapur rrugën arrestimit të saj.

“Atëherë kur ne u mblodhëm për herë të parë, Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga BE si atdheu i pandëshkueshmërisë ku ligj vepronte vetëm ndaj të dobtëve dhe ku çdo i fortë sfidonte ligjin. Sot pandëshkueshmëria është mit i së kaluarës dhe sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është pavarur siç nuk ka qenë që në krye të herës, nga 1912 deri kur ne me vullnet të plotë i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi të barabartë për të gjithë.

Atëherë Shqipërisë i ngelej rregullimit dera e negociatave, sot i kemi çelur të gjithë kapitujt dhe e kemi bërë këtë me një kohë rekord për vetëm 11 muaj sepse njësoj si ju, kur iu mbyllej dera në fytyrë në ato hapat e parë në rrugët e botës dhe kur askush nuk kishte kohë, respekt e besim dhe as vëmendje për t’ju dëgjuar e kuptuar se sa vlenit, por këmbëngulnit dhe pasi shkonit në darkë dhe fshinit lotët nga poshtërimi i ditës riktheheshit në mëngjesit për të këmbëngulur në pritje duke qenë gati për derën kur të hapej dhe Shqipëria këmmënguli dhe ishte gati kur dera u hap”, tha Rama.

 

Etiketa: BallukuligjiRama

Lajme të lidhura

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj
Aktualitet

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26
Para
Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!

Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina
Breaking Views

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri, duke sjellë një tjetër ulje...

Lexo më shumë
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26
PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri

PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri

14:27 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com