Ashtu sikurse ishte parashikuar ka nisur në orën 10:00 punimet Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit,
Në nisje të mbledhjes, Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.
Prania e saj në rreshtin e parë vjen në një kohë kur Balluku ndodhet në qendër të një prej çështjeve më të bujshme të drejtësisë, pas hetimeve të SPAK dhe akuzave që lidhen me procedurat e tenderëve publikë.
Pavarësisht zhvillimeve në hetimin ndaj saj dhe debatit politik që ka shoqëruar këtë çështje, Balluku është shfaqur mes figurave kryesore të Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme, ku Edi Rama pritet të përcjellë mesazhe për drejtimin dhe organizimin e forcës politike.









Discussion about this post