GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Balluku bën pazare me parqet fotovoltaikë, ofron kompanive fiktive dhe të zhytura në borxhe

16:09 - 08/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Balluku bën pazare me parqet fotovoltaikë, ofron kompanive fiktive dhe të zhytura në borxhe

Balluku bën pazare me parqet fotovoltaikë, ofron kompanive fiktive dhe të zhytura në borxhe

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektet e parqeve fotovoltaikë po kthehet në një tjetër aferë korruptive, që po përdor qeveria për të pasuruar klientët e saj të favorizuar. Kompani me vetëm 100 mijë lekë, të krijuara para një viti, “propozojnë” që të ndërtojnë parqe fotovoltaikë.  Kështu, më 26 tetor 2022, Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar kompanitë që kanë shfaqur interes për vendosjen e impianteve. Ajo që vihet re nga shqyrtimi i dokumenteve për secilën nga këto kompani, rezulton se  ministrja Belinda Balluku po u shpërndan “parqe voltaike” firmave pa lekë dhe pa eksperiencë. Dy prej firma janë krijuar vitin e fundit. Ndërsa një kompani tjetër ka qenë vazhdimisht objekt i përmbarimit se nuk shlyente kreditë.

Konkretisht, dy nga kompanitë që kanë bërë kërkesë për të përfituar nga ky projekt janë si firma pa asnjë eksperiencë. Bëhet fjalë për “XHOSA ENERGY” SH.P.K me pronar Josif Gjeçi dhe firma “NEON ENERGY” pronësi të Vilçens Grëmit. Të dyja këto kompani nuk zotërojnë asnjë licencë dhe asnjë aktivitet, në qershor të 2021 dhe tjetra në prill të vitit 2022.   Gjithashtu, vihet re se këto kompani kanë si kaptial shumën prej 100 mijë lekësh. Vlerë e cila është anomalisht e ulët për të përballuar një projekt si ai parqeve fotovoltaikë. Por, nëse e rregullon me ministren Balluku, mund të gdhihesh milioner.

 

Hijet e skandalit shtohen, edhe më shumë, kur konstatojmë se i njëjti pronar ka aplikuar me dy kompani të ndryshme që zotëron. Bëhet fjalë për kompanitë “Doko shpk” dhe “Albania Power Core”, në pronësi të Fatbardh Dokos. Sipas dokumenteve firma “Doko shpk” është krijuar në vitin 1996 dhe ka licencë, të paktën për ndërtime. Theksojmë se Doko vazhdimisht është bllokuar nga përmbarimi për shkjak se nuk shlyente kreditë e marra nëpër banka

Ndërsa firma tjetër është ngritur si një kompani fiktive që Doko mund të sigurojë një pjesë të mirë nga torta e  “parqeve fotovoltaikë”. Sipas dokumenteve, Albania Power Core” është krijuar me 7 korrik të këtij viti dhe nuk ka asnjë licencë.

 

Në skandal, të përfshira edhe bankat

Duke investiguar rrethanat e kompanive të interesuara, konstatohet se dhënia e lejeve për këto parqe shërben si garanci për marrjen e kredive nëpër banka. Më vonë, nëse u referohemi precedentëve, parqet fotovoltaikë mbeten në letër.  Në skandal janë të përfshira edhe bankat, të cilat japin kredi fiktive dhe në fund nuk kanë çfarë t’u marrin. Pasi garanci është vetëm ndonjë arë dhe letrat e firmosura nga Belinda Balluku. Nga një audim i bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Ministrinë e Belindës, në shtator 2022, rezulton se kompania  “E.” rezulton me kontrata të vazhdueshme me banka të nivelit të dytë për sigurimin e burimeve të financimit.

““E.shpk” kontrata nr. 6583 rep. Nr. 2075 kol., datë 29.12.2018, pasi është kërkuar të vihet në dispozicion informacioni periodik i dërguar nga ana e subjektit, është vënë në dispozicion shkresa, protokolluar në MIE me nr. 10916 prot., datë 27.12.2019. Në të cilën shoqëria shprehet se është në proces të amendimit të kontratës me kompani të huaja prodhuese të paneleve. Si dhe është në kontakte të vazhdueshme me banka të nivelit të dytë për sigurimin e burimeve të financimit. Nga ana e MIE nuk rezulton të ketë asnjë formë mbikëqyrje ose monitorimi, duke deleguar plotësisht monitorimin te AKBN” , theksohet në raportin e KLSH.  Pra, kjo kompani nuk i shlyen kreditë dhe për këtë është bërë vazhdimisht objekt i përmbarimit. Ndërsa Balluku po kërkon që ta ndihmojë dhe të vazhdojnë bashkëpunimin.

Për të tjera kompani me të cilat bashkëpunon MIE rezulton se, nuk ka asnjë informacion mbi aktivitetin e tyre. Madje nën asnjë prej tyre MIE nuk ka bërë kontrollin e detyruar. Pra, të gjitha këto kompani rezultojnë në shkelje dhe po veprojnë në fshehtësi. Ato po përfitojnë në heshtje nga projekti propagandë i Ballukut, të cilin e përdorin thjesht për të marrë kredi miliona euro nëpër banka./ Esmeralda Hida/

Lexo edhe:Dritan Agolli i FSHZH-së bën tender “sekret”, 3 miliardë lekë për panele diellore

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBelinda Ballukufrimakapitalkompanikryesore 2kryesore2licenceparqe fotovoltaiketender

Lajme të lidhura

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë
Breaking Views

Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë

14:57 - 12/01/26
Para
U shkarkua në 2020, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin (Emri)

U shkarkua në 2020, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!
Aktualitet

Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!

12:41 - 16/01/26

Edi Rama vendosi të anashkalojë plotësisht çështjen e Belinda Ballukut gjatë një takimi me grupin parlamentar të PS. Gjatë këtij...

Lexo më shumë
Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

Rama me deputetët socialistë: Me kushtet e sotme jemi të paintegrueshëm në Bashkimin Europian

12:17 - 16/01/26
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

11:45 - 16/01/26
Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

Kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë në lëkurë bagëtish, SPAK u komunikon akuzat 10 personave

11:39 - 16/01/26
Kryebashkiaku socialist organizon piknik me taksat e qytetarëve

Mister në Tropojë! I mituri i zhdukur prej dy ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen

11:24 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com