GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balluku e pranon: Ligji i Investimeve Strategjike ka pasur edhe efekte negative

19:33 - 08/01/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku e pranon: Ligji i Investimeve Strategjike ka pasur edhe efekte negative
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha të hënën se afati i ligjit për “Investimet Strategjike” do të zgjatet edhe pse qeveria ka kuptuar se ka pasur efekte negative gjatë zbatimit që nga vitin 2015 kur u miratua për herë të parë.

“Ka gjithmonë një analizë dhe ka gjithmonë disa, le të themi, efekte negative gjatë një procesi dhe disa efekte pozitive, por rëndësi ka që efektet pozitive janë më të mëdha se ato negativet”- u përgjigj ajo e pyetur nga BIRN se çfarë do të përfitohet nga zgjatja e afatit për një ligj që ka treguar se ka dhënë leje për kompani offshore apo personave të lidhur me qeverinë.

“Nuk e di kush janë kompanitë off shore, as këta persona të afërm me pushtetin që kanë përfituar”- argumentoi ministrja, duke shtuar se ligji ka bërë që investimet e huaja të rriten disafish dhe duke sjellë në Shqipëri, sipas saj, “kompani që i kemi parë vetëm në lajmet e The Economist apo CNN”.

Ajo nuk u referua me emra konkret investimeve të huaja që ka sjell zbatimi i këtij ligji, por nga lista e gjatë e vendimeve të Komitetit për Investimet Strategjike është vetëm grupi arab EMAR, që shteti i ka dhënë për ndërtimin e një porti jahtesh dhe kompleka banimi në Durrës në 800 mijë metra katrorë tokë shtetërore.

Sipas Ballukut, afati do të zgjatet deri sa të bëhet gati ligji i ri për investimet i cili po bëhet përgatitet duke “mësuar” nga efektet negative të ligjit aktual.

“Nëse ka pasur efekte negative ne jemi një qeveri që mësojmë nga gabimet tona dhe përmirësojmë procese për të mos bërë më gabime që dalin si pjesë e kolaudimit të një procesi”- tha ajo.

Por, e pyetur nëse një prej gabimeve në zbatimin e ligjit ishte dhe dhënia e statusit “investitor strategjik’, bashkëshortit të një ish-ministre të qeverisë, ajo tha se nuk e dinte këtë dhe se nuk merrte përsipër të mbante përgjegjësinë e drejtësinë.

“Nuk më rezulton që të ketë një vendim të tillë që ta ketë nxjerrë të gabuar dhënien e statutit të një investitori”- përfundoi Balluku duke ripërsëritur se ligji i kishte sjell zhvillim vendit.

Ligji i debatueshëm i miratuar në vitin 2015 me afat të përkohshëm deri në vitin 2018 u shty 2 herë dhe shtyrja e fundit skadoi më 31 dhjetor 2023, por ministri i Financave, Ervin Mete deklaroi se në Kuvend është depozituar një propozim i ri për shtyrjen e afatit të tij për herë të tretë.

Ndryshimet nuk janë bërë akoma publike nga Kuvendi.

Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, skema e investitorëve strategjikë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Socialistët refuzuan disa herë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e këtij ligji, pas shqetësimeve se ai ishte përdorur për të favorizuar biznesmenë pranë qeverisë.

Njëri prej përfituesve është dhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut, një nga zonat më të bukura në Jug të vendit.

Ligji i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera./BIRN/

Etiketa: Ballukuinvestime strategjikeligji

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Gjendet në një valixhe trupi i pajetë i shqiptares/ Detajet

Gjendet në një valixhe trupi i pajetë i shqiptares/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com