GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balluku fshehu qëndrimin jashtë vendit, a do ta hetojë prokuroria vetëdeklarimin?

15:06 - 21/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku fshehu qëndrimin jashtë vendit, a do ta hetojë prokuroria vetëdeklarimin?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e emëruar në detyrë që nga viti 2019 rezulton se ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit. Në pyetjen e fundit të formularit të plotësuar, Balluku ka vetëdeklaruar se jashtë Shqipërisë ka qëndruar vetëm një herë më shumë se një muaj, në Britaninë e Madhe, Kardif.

Sipas të dhënave të deklaruara nga vetë ministrja, bëhet fjalë për periudhën korrik-gusht të vitit 2011 të cilën Balluku e ka shfrytëzuar për të kaluar disa pushime në Mbretërinë e Bashkuar.  Gjithçka duket në rregull deri në momentin që të dhënat e deklaruara po nga vetë ministrja Belinda Balluku e cila ka plotësuar dhe Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin), kundërshtojnë të dhënat e formularit të dekriminalizimit.

Formulari i dekriminalizimit

Në faqen zyrtare, ministrja Balluku prezantohet si një person i diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School. Gjithashtu në CV shkruhet se ligjvënësja ka përfunduar me arritje të shkëlqyera Diplomën e Përgjithshme të Menaxhimit, pranë IATA, Miami, SHBA. Në vitin 1999, sipas të njëjtave të dhëna është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi. Nëse këto studime janë kryer vërtet, rrjedhimisht rezulton se Balluku ka udhëtuar jashtë Shqipërisë dhe ka qëndruar të paktën katër herë më shumë se një muaj, përfshirë pushimet e bëra në Britani të Madhe.

CV e Belinda Ballukut

Kjo do të thotë që ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit gjë e cila konsiderohet vepër penale dhe neni 190 i Kodit Penal e përcakton qartë.

“Neni 5 Paragrafi 3

  1. Formulari i vetëdeklarimit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal,”- shkruhet.
  2. Neni

Kjo çështje duhet ndjekur nga Prokuroria, pasi Balluku jo vetëm që nuk mund të mbajë postin e ministres nëse ka gënjyer në formularin e Dekriminilazimit por humbet edhe mandatin e deputetit. Mashtrimi në formularin e dekriminalizimit konsiderohet vepër penale dhe deri më tani ka ‘djegur’ tre kryebashkiakë, socialistë: Valdrin Pjetrin që drejtonte Shkodrën, Agim Kajmakun e Vorës dhe Qerim Ismailaj që ishte në krye të Bashkisë Mallastër. A do të ndiqet e njëjta rrugë për Ballukun?

Etiketa: BallukuProkuroriavetedeklarim

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Vendimi u mor pa palën mbrojtëse, shembet Cirku Kombëtar, trualli i rikthehet pronarit

Vendimi u mor pa palën mbrojtëse, shembet Cirku Kombëtar, trualli i rikthehet pronarit

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com