GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Balluku i dhuron tenderin 763 MLN lekë kompanisë që hetohet nga SPAK në dosjen “5D”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Balluku i dhuron tenderin 763 MLN lekë kompanisë që hetohet nga SPAK në dosjen “5D”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, po i çon paratë e ujësjellsave në duart e biznesmenëve të përfshirë në korrupsion përmes tenderave të kapur me shkelje. Këtë herë në çarkun e  abuzimit është futur ujësjellësi i Korçës, me projektin e furnizimit me ujë të dy fshatrave.

Kush është autoriteti?

Bëhet fjalë për një tender, afera e të cilit ka nisur që më datë 17 prill 2024 dhe ka si  objekt ‘Rikonstruksioni i skemave të furnizimit me ujë për fshatrat Kuç i Zi dhe Belorta, Bashkia Korçë’. Ky tender ka një fond  limit prej 763 milionë lekë (pa TVSH) dhe për këto para është bërë ‘luftë’ prej disa muajsh. Sqarojmë se qysh prej dy vjetësh, shoqëria e Ujësjellësit Korçë kontrollohet nga Ministria e Infrastrukturës pasi ka 51% të aksioneve. Drejtor i ujësjellësit është Petrit Tare, i cili nuk po firmos më tendera pasi u zbulua lidhja treshe e biznesit me Klodian Zoton e inceneratorëve dhe ministrin Niko Peleshi.

I autorizuar për këtë tender rezulton të jetë Pandi Qirinxhi. Ky i fundit, e ka pasur tenderin në dorë në fazën e parë, më pas ka firmosur vetëm ato që kanë vendosur nga “lart” Myzyri i KPP dhe ministrja e pushtetshme Belinda Balluku.

“Konsensusi” me “Flamur të kuq” mes Ballukut dhe Myzyrit të KPP

Mbyllja e procedurave ka zgjatur deri në shtator 2024 për shkak se çështja  përfundoi në Komisionin e Prokurimeve Publike, që drejtohet nga Jonaid Myzyri. Deri më datë 2 maj 2024 dorëzuan ofertat e tyre 8 kompani dhe më date 25 qershor 2024 është njoftuar si fitues i procedures operatori ekonomik “ALMO KONSTRUKSION” Sh.p.k.

Për të kundërshtuar këtë vendim më datë 1 korrik 2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është protokolluar ankesa e operatorit ekonomik “ED KONSTRUKSION” SHPK dhe objekti i ankesës lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së “ALMO KONSTRUKSION” SHPK, si dhe mbetjen të skualifikuar për arsyet e dhëna nga komisioni për ofertën e paraqitur nga operatori ekonomik “XHENGO” SHPK dhe për propozimin e paraqitur nga operatori ekonomik “NDERTUESI 2014” SHPK.
Më datë 9 gusht 2024, duket sikur është përmbysur vendimi i stafit të Ballukut në Ujësjellësin e Korçës. Komisioni i Prokurimit Publik, pasi dëgjoi relatorin e çështjes, shqyrtoi parashtrimet me shkrim e pretendimet e ankimuesit, dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi vendosi: Të mbyllë çështjen për pjesën e pranuar të ankesës së operatorit ekonomik “ED KONSTRUKSION” SHPK; Autoriteti kontraktor të rivlerësojë procedurën e prokurimit, duke skualifikuar operatorin ekonomik “ALMO KONSTRUKSION” SHPK.

Por kompania “ED KONSTRUKSION” SHPK këmbënguli në ankesën e saj dhe më datë 22 gusht 2024, Komisioni i Prokurimit Publik, pasi shqyrtoi dokumentacionin e çështjes dhe e diskutoi në tërësi vendosi: Të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të kësaj procedure prokurimi; Të rivlerësojë procedurën e mësipërme të prokurimit, duke kualifikuar ofertat e “ED KONSTRUKSION” sh.p.k dhe “NIEM” sh.p.k, sipas statusit që kanë patur ne daten 10 maj 2024 si dhe duke lënë të skualifikuar ofertën e operatorit ekonomik “ALMO KONSTRUKSION” sh.p.k.

 

Kështu deri në gusht procedura mbeti e ngrirë, derisa është gjetur një vendim konsensusi për t’ia dhënë tenderin firmës “ED KONSTRUKSION” SHPK. Më tej, tenderi ka vazhduar formalisht sepse nuk ka pasur asnjë shenjë konkurrence. Kështu “REJ” Sh.p.k, është skualifikuar për arsye se nuk ka paraqitur ofertën ekonomike të detajuar. Me sa duket, pasi ka marrë vesh lojën, administratori i kësaj firme nuk ka pasur interes tek tenderi.  Ndërsa BOE “XHENGO” Sh.p.k & CURRI SHPK është mënjanuar sepse ka paraqitur “oferte ekonomike anomalisht të ulët”.  Kulmi i këtij tenderi fiktiv arrin kur BOE “NDERTUESI 2014” Sh.p.k & “MANE/S” Sh.p.k, është tërhequr nga procedura e prokurimit.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Paratë në duart e një kompanie të përfshirë në dosjen “5D”.

Për ta plotësuar këtë “puzzles”, duhet të tregojmë për kë u investuan KPP dhe Balluku në këtë tender, sepse fituesi nuk është i rastësishëm.

Ju kutojmë se, në prill të këtij viti SPAK ka provuar se disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D”. Ky subjekt ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tenderë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.

Hetimet kanë provuar gjithashtu se shumica e tenderëve janë përfituar në mënyrë të parregullt, pa plotësuar kriteret.

Në bashkëpunim me firmën 5D ka marrë tendera edhe kompania ‘Ed Konstruksion’ me pronar kryesor Alfred Ibrahimin.

 

Dosja “5D” do të duhej të ishte alarm për institucionet ligjëvënëse edhe në Kosovë, por çuditërisht njëri nga përfituesit e kësaj dosje, Alfred Ibrahimi, lëviz i lirshëm dhe i papenguar nga organet hetimore. Duket se mbrojtja politike e Veliajt dhe Ramës për zyrtarët e zënë mat në dosjen e SPAK, i ka krijuar imunitet edhe biznesmenit.

Pra, është e kuptueshme përse tenderi i Ballukut shkoi në duart e Alfred Ibrahimit!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda Ballukutender abuzim

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Lushnjë/ Ndërron jetë 63-vjeçari, dyshohet se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26

Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare Spanjolle, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Europolit ka çmontuar një organizatë të dyshuar ndërkombëtare...

Lexo më shumë
SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

13:49 - 13/07/26
Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

13:15 - 13/07/26
Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

12:36 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com