GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Balluku i hodhi fajin për eksportin e mbetjeve, koncesionari i portit: Bëjmë ngarkim, jo analiza!

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku i hodhi fajin për eksportin e mbetjeve, koncesionari i portit: Bëjmë ngarkim, jo analiza!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjegjësinë që zëvendëskryeministrja i kaloi për ngarkesën e mbetjeve toksike të nisura drejt Tajlandës, koncesionari që administron terminalin lindor në Durrës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e mohon kategorikisht. Burime nga kompania thanë se e vetmja përgjegjësi që EMS ka është vetëm për ngarkim-shkarkim, magazinim por jo për të bërë analiza mbi cilësinë apo mallrat që kalojnë paraprakisht nga dogana.

I njëjti person me të cilin bisedoi shpjegon se çdo mall që shkon në terminalin e EMS  ka dokumentacion shoqërues, që është dorëzuar fillimisht edhe në hyrje të portit apo në doganë, dhe në rastin e mbetjeve toksike sipas tij në dokumentet e dorëzuara nuk është deklaruar se ishte mbetje e rrezikshme.

Po ky burim thotë se nëse mbetja do deklarohej si ngarkesë e rrezikshme, pronari i ngarkesës në atë moment dorëzon një sërë dokumentesh të tjera me më shumë informacion mbi rrezikshmërinë e ngarkesës, dhe se cilat janë masat shtesë që duhet të ndërmerren për të mbrojtur infrastrukturën, mjedisin dhe njerëzit. Si dhe tregon autorizimin nga institucionet për lejimin e eksportit të ngarkesës së rrezikshme. Pra në këtë rast kompania EMS është vetëm një hallkë e zinxhirit transportit të mbetjeve.

KJo vërtetohet edhe me kontratën e firmosur prej majit të vitit 2013, mes Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit me kompaninë gjermane EMS, kontratë 35 vjeçare.

Në këtë dokument në asnjë nen nuk thuhet se kjo kompani ka për detyrë të kontrollojë apo të bëj analiza të mallrave që trajton. Në nenin dy të kontratës citohet shprehimisht se: “Operimi i Terminalit do të përfshijë ngarkimin dhe shkarkimin kryesisht të anijeve me ngarkesa rifuxho, minerale qymyr etj por edhe të anijeve me ngarkesa të përgjithshme/gjenerale dhe për ngarkesa për projekte, sipas rastit. Përsa i përket përpunimit të ngarkesave rifuxho operatori do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur një shkallë të lartë specializimi me qëllim rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostove për njësi. Shërbimet që do të ofrohen do të përfshijnë gjithashtu dhe aktivitetet e lidhura me to, me anijet dhe ngarkesat të tilla si përpunimi i ngarkesave, depozitimi, magazinim, lëvizje ekstra, transportin, spontimi, marrjen dhe shpërndarjen dhe përfshirë marrjen e masave për burimet e kërkuara në infrastrukture, mjete, pajisje, sisteme, praktika, procedura, programe, organizim dhe burime njerëzore në përputhje me praktikat me të mira industriale dhe siç janë të specifikuara në Termat e Referencës”.

Prej javësh institucionet shtetërore përfshirë edhe drejtësinë janë vënë në lëvizje për 2 anije që dyshohet se kanë eksportuar drejt Tajlandës 816 tonë mbetje toksike, të prodhuara nga kompania KURUM, dhe transportuar në portin e Durrësit nga kompania Sokolaj SHPK.

Etiketa: Belinda BallukuKryesore1mbetjet

Lajme të lidhura

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari
Aktualitet

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare
Aktualitet

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
Para
Rama ndryshon buxhetin: I heq fondet e bujqësisë, i çon për rrugët, infrastruktura merr 5.2 mld lekë

Rama ndryshon buxhetin: I heq fondet e bujqësisë, i çon për rrugët, infrastruktura merr 5.2 mld lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për përcaktimin...

Lexo më shumë
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com