GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Balluku i jep vëllait të Gjiknurit faturimet e ujësjellësve, 150 MLN lekë nga UK Sarandë, pas Durrësit dhe Dibrës

13:32 - 05/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku i jep vëllait të Gjiknurit faturimet e ujësjellësve, 150 MLN lekë nga UK Sarandë, pas Durrësit dhe Dibrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur ujësjellësit i mori në varësinë e saj Belinda Balluku (pasuesja e Damian Gjiknurit në MEI) një kompani që thuhet se ka pas Panajot Gjiknurin, ka marrë në dorë sistemet informatike të këtyre shoqërive.

Kështu, ka ndodhur edhe tek Ujësjellësi Rajonal i Sarandës, ku ministria ka 51 % të aksioneve. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Unifikimi i sistemit të faturimit dhe mirëmbajtja për dy vjet’, i cili është zhvilluar më datë 4 qershor 2024.

Se kur vjen fjala për faturim shoqëritë e ujësjellësve investojnë miliona për fjalën e fundit të informatikës, por ujin e furnizojnë me orar dhe pikatore. Administratori i UK Sarandë, Armando Goxharaj, nën varësinë e Belinda Ballukut, ka vendosur që për këtë tender të shpenzojë 150 milionë lekë. Problemi rritet kur shohim se këto para janë dhënë

 

Deri në 25 mars 2024 ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave. Sipas dokumenteve fillimisht shprehën interes me propozimet e tyre dy operatorë ekonomikë. Bashkimi i operatorëve “Infosoft System” shpk & “Info Business Solutions” shpk u skualifikua se nuk ka përmbushur të gjitha kriteret. Kjo kompani e ankimoi këtë vendim të UK duke thënë se tenderi i është paracaktuar firmës ”KREATX” shpk. Kujtojmë se vazhdimisht mediat dhe opozita kanë deklaruar se pas kësaj kompanie është Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit dhe eksponentit të PS-së, Damian Gjiknuri. Gjithsesi ankesa për tenderin u rrëzua nga KPP duke i lënë hapësirë shoqërisë që të vazhdojë me procedurat.

Por KPP nuk pa se çfarë do ndodhte më pas. Duke aprovuar skualifikimin e njërës prej ofertave, në fazën finale mbeti vetëm propozimi i firmës ”KREATX”. Në kushtet e mungesës së konkurrencës, komisioni duhej ta anulonte këtë tender.

Sidoqoftë drejtori Goxharja nën ndikimin e ministres Balluku nuk ka menduar gjatë për ligjin, por menjëherë pas 2 muajsh zvarritje, ia fali në tavolinë kontratën firmës “KREATX”.

Ndërkohë, Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Sikur theksuam më lart duket se vëllai i Gjiknurit po merr në duar sistemet e faturimit të ujësjellësve në vend pasi pak dirë më parë ne denoncuam tenderin me objekt me objekt “Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve”, që përfitoi nga UK Durrës pa garë fare.

Në fakt në këtë bashki çdo vit Gjiknuri merrte dhuratë këtë tender me fond që sa vinte edhe fryhej. Më datë 26 prill 2024 për të njëjtin objekt tenderi, u firmos kontrata në Dibër. Këto tendera duket sikur po krijojnë një koncesion të pashpallur në këtë sektor duke ia ka kaluar të gjitha fondet e investimeve dhe mirëmbajtjes kompanisë KREATX.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBallukufaturimi i ujesjlellesitGjiknuripabajot gjiknuritender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Robert Berisha rrëfehet për hatër mbetjet me ish-kunatën: Nëna ime ishte me kancer dhe Tuna sillej keq me të

Robert Berisha rrëfehet për hatër mbetjet me ish-kunatën: Nëna ime ishte me kancer dhe Tuna sillej keq me të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com