GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balluku i shmanget interpelancës/ Spiropali: Është jashtë, zv.kryeministrja shfaqet në Kuvend

12:20 - 19/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku i shmanget interpelancës/ Spiropali: Është jashtë, zv.kryeministrja shfaqet në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skenë gazmore dhe aspak serioze ajo e ndodhur këtë të enjte në Kuvend, me protagonistë zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, që nxjerr në pah dhe mungesën e rakordimit mes socialisteve.

Fillimisht, ishte deputeti opozitar, Agron Shehaj kërkon interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Shehaj tha se ka 6 muaj që kërkon interpelancën me Ballukun, por kjo e fundit nuk vjen.

Ai akuzoi Ballukun për harxhime parash për festat e PS duke hedhur valle dhe thënë se s’kishte kohë për interpelancën, si dhe “skandalin” e 20 km rrugë me një kontratë koncesionare me vlerë 3 mld euro në xhepat e qytetarëve.

“Kanë kaluar të paktën 6 muaj në lidhje me interpelancën që kam kërkuar me Ballukun dhe përsëri nuk po ndodh. Kanë ndodhur interpelanca të tjera, por nuk ka ndodhur kjo, sepse nuk keni vendosur dot datën. Vendoseni vetë datën, ministrja tha isha unë po s’ishe ti. Por duhet të vendosni ju, kam 6 muaj që e kam bërë. Rekord me rrugën Thumanë-Kashar, 20 km nga 10 vite kontratë në 35 vjeçare, janë 3 mld euro nga paratë e shqiptarëve, nuk mund të fshiheni. Kishte reaguar me një çarçaf sharjesh e ofendimesh dhe me thelbin nuk ishte marrë, që keni vjedhur, duhet të jepni llogari.

Më çoi mesazh se ishte e zënë këtë javë, por ku shoh një postim, e shoh se hidhte valle me militantët e PS për festa. Ky është skandal! S’ka lekë për pensionet, arsimin, etj., thoni s’ka para, por ka për festat e PS-së! Kur vjen puna për vjedhjet skandaloze të një rruge 20 km ju fshiheni. Keni vjedhur paratë e qytetarëve. Mund të na thoni kur do bëhet, apo është e paprekshme ministrja Balluku”, tha Shehaj.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali reagoi duke thënë se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe se do vendosej në kalendar interpelanca.

“Sigurisht interpelanca do vihet në rend dite. Ministrja është jashtë shtetit, do caktohet në kalendar sipas procedurës dhe do njoftoheni”, tha Spiropali.

Por, më pas, Balluku u shfaq në sallën e Kuvendit, ku edhe iu përgjigj akuzave të deputetit Shehaj.

“Agron Shehaj ka munguar dy herë në seancë kur unë kam qenë këtu pasi nuk kalonte dot derën e parlamentit, si duket ai nuk e ka guximin të futet në interpelancë. Ka marrë dy herë raport mjekësor se nuk futej dot brenda kësaj salle nga frika juaj, unë kam qenë e ulur në këtë tryezë, populizmit të Shehajt nuk ka nevojë t’i jepni flatra dhe të bëni gjithë këtë zhurmë. Interpelancën me zotin Shehaj e kam për kënaqësi se më jepet mundësia që populizmin e tij ta bëj leckë se nuk ka as argumente asgjë tjetër. Unë kam qenë për interpelancë më 3 tetor kur ju protestonit dhe ai kishte frikës tuaj. Unë nuk do ta bëj dot burrë zotin Shehaj, nuk i jap dot zemër”, tha Balluku.

Deklarata e Spiropoalit se Balluku ndodhej jashtë vendit dhe shfaqja në sallë e saj të fundit kjo shkaktoi pakënaqësi te e opozitës. Deputeti demokrat Dashnor Sula që hodhi akuza ndaj Spiropalit për gënjeshtrën, teksa ajo i tha që të kërkonte ndjesë.

Sula iu përgjigj: Në fund fjalës time, e bëj. Por o do kërkosh ti faljen, pastaj ta kërkoj unë! Shehaj kërkoi që zv/kryeministrja nuk është këtu. Ti the nuk është këtu. Ja ku është zv/kryeministrja. Kërko falje! Për zanat nuk gënjej unë. Ja ku është media! Ju gënjyet!

Ndërkohë, deputeti Shehaj kërkoi fjalën për replikë me zv.kryeministren, por kërkesa u refuzua nga kryeparlamentarja Spiropali. Shehaj u ngrit nga ulësja dhe u vendos te foltorja, veprim që bëri që Spiroali të njoftonte përjashtimin e tij nga seanca e kësaj të enjteje.

Etiketa: Belinda BallukuElisa SpiropaliKryesore1

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Renditja e FIFA-s, ja si e mbyllën vitin Shqipëria dhe Kosova

Renditja e FIFA-s, ja si e mbyllën vitin Shqipëria dhe Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com