GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Balluku inspektime në godinën e re të DPSHTRR Berat: Do të ofrohen rreth 90 mijë shërbime në vit

11:20 - 09/08/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Balluku inspektime në godinën e re të DPSHTRR Berat: Do të ofrohen rreth 90 mijë shërbime në vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë të hënë ambientet e reja të DPSHTRR.

Balluku u shpreh se godina e re në Berat është, “një nga pjesët më të rëndësishme të transformimit që kemi vendosur prej muajsh tashmë që të bëjmë në të gjitha godinat ku ofrohet shërbim në Drejtoritë Rajonale të transportit”.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tha se, “jemi në një nga qarqet që mbledh 5 bashki dhe kryen rreth 90 mijë shërbime në vit. Kemi një numër të madh mjetesh edhe këtu. Auto-motorizimi është një shërbim që ka shumë sektorë që ofrojnë shërbime për qytetarët. Ishim në kushte shumë të vështira në Berat. Në qarkun e Beratit ne kalojmë nga një situatë e së shkuarës, jo vetëm me qira, se në fund të fundit nuk është problem vetëm qiraja, por ishim në kushte degradimi total”.
Balluku kujtoi vizitën e saj të parë në këtë Drejtori.

“Në vizitën time të parë në Drejtorinë Rajonale këtu në Berat, kërkonim për t’u futur brenda dhe përpara na doli një mal i madh skrapi, sepse ishte një pikë mbledhje hekurishtesh dhe më pas shfaqej godina që e kishim me qira, që kishte kafen më të mirë sesa godinën. Këtë mbaj mend nga vizita ime e parë këtu në Berat”, tha Balluku.

“Ndërkohë që do të thosha me shumë krenari që çfarë shohim tani është akoma dhe më e bukur se pamjet që kemi parë në projektin 3D ditën e parë”, u shpreh ministrja.

Drejtori Gonxhe u shpreh se: “jemi me të vërtetë në një nga qendrat që mund të themi me plotë gojën që është besoj më e mira në nivel rajonal. Këto kushte nuk i kemi as në Tiranë sot në shërbimet tona. Është një investim i plotë, është një kompleks. Është në 5 mijë e pak metra katrorë sipërfaqe e gjitha e rikonceptuar për ne, e blerë nga ne, pronë e ndërmarrjes, e siguruar nga ana jonë. Ndërtim i ri sipër 1150 m2 me të gjitha shërbimet e sigurisë, që nga arkivat që janë në kat të tretë, sistemet kundër zjarrit, sistemet e monitorimit, të gjitha llojet e rrjeteve, të gjitha llojet e furnizimeve, ushqimeve. Për çdo rast do të punojmë ditë natë me turne të tjera, me ndriçim jashtë, me vende parkimi, me gjelbërim. Pra me gjithçka”.

“Mendoj se ky do të jetë standardi jonë për drejtoritë rajonale dhe mendoj se do të jetë dhe një frymëzim për të ecur kështu dhe në drejtoritë e tjera. Ne po investojmë sigurisht dhe në rajonale të tjera, por këtu mundëm të punonim pastër në një parcelë të vërtetë, buzë rrugës që do t’i japë dinjitet auto-motorizimit në këtë qark”, tha Gonxhe.
Balluku u shpreh se, Berati e meriton këtë investime, pasi Berati renditet i 9-ti në rang Republike sa i përket numrit të shërbimeve publike në vit që ofrohen.
Në Berat si drejtues mjetesh janë të regjistruar 39 mijë persona dhe mjete 29 mijë.

Balluku theksoi se: “sa i përket pjesës jugore të Shqipërisë Berati renditet i treti, pas Fierit dhe pas Vlorës. Kështu që e meritonte Berati këtë investim. Tashmë e kemi praktikë, nuk marrim më ndërtesa me qira. Nuk hedhim para të taksapaguesve apo shtetit. Në këtë rast të DPSHTRR kemi një instrument të ndryshëm, pra qytetarët paguajnë për shërbimet e tyre dhe këto para investohen akoma më tej, qoftë në teknologji , qoftë në ndërtesa dhe sigurisht janë vlera që i mbeten shtetit dhe kjo është shumë e rëndësishme, është diçka që e kemi bërë edhe në rrethe të tjera. Dhe Berati ishte ndër të parat që kemi identifikuar. Berati 1, Laçi 2 Fieri 3. Kanë qenë tre pikat kyçe në të cilat ne vendosëm që të ndërhynim menjëherë”.
Balluku theksoi se: “në këtë ndërtesë janë aplikuar eficencat e energjisë, që tashmë aplikohen në të gjitha ndërtesat e reja, private apo shtetërore”.

Balluku shtoi se, “ne sot na duhet që të mbyllim të gjithë zinxhirin dhe linjën e ndërtesave. Kjo nuk ka të bëjë as me komoditetin e punonjësve të drejtorisë dhe as me idenë për të bërë ndërtime. Sepse kemi dëgjuar akuza nga më të ndryshmet. Kjo nisëm e ka zanafillën tek shërbimi që duhet t’i ofrojmë publikut. Pra, në rast se ne e kemi rritur tashëm të gjithë cilësinë e ofrimit të këtij shërbimi, nuk ka sesi ofrohet as në baraka të përmbytura, as në vende të cilat janë totalisht të padenja për t’u përfaqësuar shteti. Kështu pra duke mbyllur të gjithë ciklin e rikonstruksionit apo të ndërtimit të disa prej këtyre godinave, ne kalojmë pastaj në një fazë të dytë që është e rëndësishme dhe që presim padyshim që edhe ajo të ketë të gjithë vëmendjen e DPSHTRR, që është pjesa e dixhitalizimit”.

“Kemi nisur prej kohësh sa i përket dhënies së provimeve për marrjen e lejes së drejtimit, por sigurisht edhe arkiva edhe gjithçka tjetër. Është synimi ynë që të dixhitalizojmë çdo hap dhe çdo proces të këtij të këtij institucioni kudo që ndodhet”, tha Balluku.

Etiketa: belind ballukupunime

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Zjarri jashtë kontrollit në Majën e Rrunës, flet Onuzi: Kemi kërkuar ndërhyrje nga ajri, prioritet mbrojtja e banesave

Zjarri jashtë kontrollit në Majën e Rrunës, flet Onuzi: Kemi kërkuar ndërhyrje nga ajri, prioritet mbrojtja e banesave

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com