GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balluku inspekton punimet në bypass Vlorë: Angazhim maksimal për ta hapur më 15 korrik

17:50 - 28/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku inspekton punimet në bypass Vlorë: Angazhim maksimal për ta hapur më 15 korrik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bypass-i i Vlorës pritet që të hapet për qarkullimin e automjeteve duke nisur nga data 15 korrik. Krahas punës për përfundimin e veprave të artit, po punohet njëkohësisht edhe me asfaltimin si dhe vendosjen e sinjalistikës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ndoqi nga afër punimet që po bëhen në këtë vepër, duke u ndalur veçanërisht tek ura numër 4, ku tashmë ka përfunduar ndërtimi i nënstrukturës së saj dhe po punohet për montimin e trarëve.

Për mbarëvajtjen e qarkullimit të automjeteve, është përgatitur edhe plani i menaxhimit të trafikut, ku në disa pika të segmentit do të jetë e stacionuar policia rrugore, për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt.

“Jemi angazhuar për të kapur datën 15. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne kemi kërkuar bashkëpunimin e policisë rrugore, që zakonisht nuk na e kanë kursyer mbështetjen, pasi kjo është një rrugë e re, është rrugë shpejtësie dhe detyrimisht për shkak se është një rrugë provizore, do të na duhet që Policia Rrugore të na japë një suport përsa i përket kësaj lëvizje dhe për të pasur kushte më të larta të sigurisë rrugore. Unë shpresoj që problematika teknike të mos kemi, të cilat na nxjerrin jashtë programi”, u shpreh ministrja Balluku.

Hapja e këtij segmenti pritet të lehtësoj trafikun pasi do të jetë një alternativë më shumë për drejtuesit e automjeteve për të aksesuar bregdetin e jugut, ndërkohë që i gjithë aksi do të jetë i pajisur me sinjalistikën e nevojshme duke rritur sigurinë rrugore.

“Unë shpresoj shumë që ta hapim këtë rrugë në mënyrë provizore, duke ruajtur të gjithë parametrat dhe gjithçka tjetër që është e rëndësishme përsa i përket sigurisë rrugore, për t’i dhënë një frymëmarrje lëvizjes në jug të vendit. E kemi parë fatkeqësisht gjatë fundjavave të fundit, që ngarkesa ka qenë shumë e madhe. Sigurisht Vlora do të vazhdojë të përdoret si rrugë, sepse janë të gjithë turistët që qëndrojnë në qytetet apo që shkojnë në Rradhimë, por të paktën të gjithë ata qytetarë, vizitorë apo turistë të huaj, që kërkojnë të aksesojnë jugun do të përdorin këtë rrugë, kështu që minimalisht trafiku do të ndahet në dy pjesë dhe nuk do të kemi atë problematikë që kemi pasur”, nënvizoi Balluku.

Nga ana e tij drejtori i ARRSH theksoi se punimet po ecin me ritme të mira, teksa kanë marrë zgjidhje edhe problematikat e evidentuar sa i takon kryesisht gjeologjisë.

“Nuk kemi problematika teknike. Kemi filluar vijëzimin horizontal i cili është i përkohshëm, që është ndarja e korsive. Jemi duke ecur mirë me ritmin. Kemi arritur në vendosjen e trarëve për pjesën e urës. Kemi përfunduar dy kampata dhe jemi duke vendosur trarët për kampatën e tretë, ndërkohë që kemi filluar dhe betonimin. Nga kilometri 19 në drejtim të kilometrit 10 jemi duke punuar me mbushjet, me terameshin, me asfaltimet, pastrimin e skarpateve”, sqaroi Berberi. Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Lajme të lidhura

Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Aktualitet

Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë

11:54 - 16/12/25
SPAK lëshon urdhërarrest për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK lëshon urdhërarrest për Ergys Agasin, Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t

09:15 - 16/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Para
Franca hedh ne fushe formacionin me te mire ndaj Zvicres

Franca hedh ne fushe formacionin me te mire ndaj Zvicres

TË FUNDIT

Tabaku: Korporata e Investimeve, rrezik për pronat publike, vepron pa kontroll
Aktualitet

Tabaku: Qeveria është një anije që fut ujë nga të gjitha anët, sistemi i kapur po mbyt Shqipërinë

11:54 - 16/12/25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përshkruar qeverisjen aktuale si një anije që fut ujë nga të gjitha...

Lexo më shumë
Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe Beqiri për t’u tërhequr nga gara

Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe Beqiri për t’u tërhequr nga gara

11:36 - 16/12/25
Trump shprehet optimist:  Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë

Trump shprehet optimist: Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë

11:28 - 16/12/25
Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video)

Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video)

11:05 - 16/12/25
Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, SPAK kërkon pezullimin e numrit 2 të Policissë Tiranë

Abuzimet me tenderat e AKSHI-t, SPAK kërkon pezullimin e numrit 2 të Policissë Tiranë

10:31 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com