GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balluku mungon, Këlliçi: Duhet të japë llogari për buxhetin dhe skandalin e Llogarasë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku mungon, Këlliçi: Duhet të japë llogari për buxhetin dhe skandalin e Llogarasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e rregullores së Kuvendit, duke theksuar se vetëm ministrja e Infrastrukturës ka të drejtë të relatojë për projektbuxhetin në komision.

Ai u shpreh se përfaqësimi nga zëvendësministra apo zyrtarë të tjerë është në kundërshtim me nenin 80 të rregullores, ndërsa kujtoi se Belinda Balluku është tashmë me statusin e të pandehurës nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë. “Kuvendi duhet të zbatojë rregullat dhe transparencën, sidomos kur bëhet fjalë për një zyrtare të akuzuar për korrupsion”, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi: Në nenin 80, pika 1 e rregullores së Kuvendit, është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Në përputhje me kalendarin e punimeve, sipas nenit 79 pika 2 e kësaj rregulloreje, Sekretariati për buxhetin e Kuvendit, komisionet e përhershme, sipas fushave që mbulojnë, organizojnë punë për shqyrtimin e projektligjit të buxhetit të shtetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Në mbledhjet e komisioneve marrin pjesë ministrat, relatori kryesor dhe sipas rastit relatorët e veçantë, të cilët bëjnë paraqitjen dhe japin shpjegimet përkatëse.

Është shumë e qartë në pikën një të rregullores që nuk ka alternativë përveç ministrit që relaton para këtij komisioni. Për sa kohë ne do t’i përmbahemi rregullores së Kuvendit, pa as edhe një diskutim, të gjithë deputetët e nderuar të këtij komisioni, por dhe ata që kanë ardhur të marrin pjesë në këtë komision pasi ja lejon rregullorja, kanë ardhur të përgatitur për të drejtuar pyetje drejt ministres së infrastrukturës në raport me projektbuxhetin dhe në raport me situatën e fundit ku është bërë i ditur skandali në tunelin e Llogarasë.

Nëse këto do të ishin pretendime të opozitës, ju mund të kishit të drejtë të thonit që këto janë qëndrime politike dhe këto janë pretendimet tuaja si forcë politike. Por jo, në këtë rast, prej dy javësh, ministrja e infrastrukturës është me statusin e të pandehurës. Pra kemi të bëjmë me një zyrtar të shtetit, që deri më tani ka marrë pjesë në takime jashtë Shqipërisë, përfaqëson vendin tonë, ndërkohë që është marrë e pandehur me një akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme.

Dhe për sa kohë ne kemi të bëjmë me një situatë në të cilën vetë rregullorja e këtij kuvendi të nderuar nuk na jep një alternativë në rast të mungesës së ministrit, por e vetmja alternativë që mund të kemi është të riskedulojmë në një moment tjetër orarin dhe ditën ku ministrja të vijë para këtij komisioni të nderuar dhe të relatojë në lidhje me projektbuxhetin për vitin 2021… gërmë tjetër të kësaj rregulloreje, nuk i jepet e drejta zëvendësministrave apo një zyrtari tjetër të shtetit për të përfaqësuar rolin e titullarit të institucionit në momentin që vjen projektbuxheti për t’u diskutuar në këtë tryezë.

Ju keni parë dhe ditën e djeshme dhe ditën e sotme, në të gjitha komisionet e tjera kanë qenë titullarët e institucioneve që kanë relatuar dhe që janë përballur me pyetjet e opozitës. Kështu që, për të qenë korrekt, duke qenë se është e disata herë që jemi bashkë, zbatoni rregulloren dhe do të keni normalitet në këtë, në këtë tryezë.

Etiketa: BallukuKellici

Lajme të lidhura

Si po depërtojnë paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
Aktualitet

Si po depërtojnë paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

10:05 - 25/08/26
Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike
Aktualitet

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike

09:46 - 25/08/26
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen
Aktualitet

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Para
Edi Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm

Edi Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si po depërtojnë paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
Aktualitet

Si po depërtojnë paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

10:05 - 25/08/26

Në mes të gushtit, Ksamili është një nga vendet më të mbipopulluara të Shqipërisë. Rrugët e fshatit mbushen me makina...

Lexo më shumë
Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, largimi i turistëve nga Kosova krijon radhë kilometrike

09:46 - 25/08/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com