GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Balluku nën akuzë nga SPAK, jo vetëm për tunelin e Llogarasë, prokurorët po verifikojnë disa tendera rrugësh

16:32 - 31/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku nën akuzë nga SPAK, jo vetëm për tunelin e Llogarasë, prokurorët po verifikojnë disa tendera rrugësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme. Këtë të premte asaj iu komunikuan akuzat nga ana e prokurorit Dritan Prençi, për shkelje të barazisë në tendera. Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja për News24 lidhur me hetimet ndaj Ballukut.

Prokuroria e Posaçme, krahas tunelit të Llogarasë, ka marrë në “lupë” disa tendera rrugësh, ku ka dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me shkelje. Nën akuzë ndërkohë janë bashkëpunëtorë dhe njerëz të besuar të Ballukut si ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi i arrestuar apo edhe drejtori aktual, Gentan Gjyli, person në hetim.

Klodiana Lala: Ka një hetim të zgjeruar për tenderat e rrugëve dhe prokurorët kanë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara edhe në prova se Balluku është e përfshirë në shkelje të barazisë në tendera. Tendera të cilat kompanitë fituese janë paracaktuar dhe nën akuzë e gjykim tanimë janë njerëz të besuar e bashkëpunëtorë të saj e të tjerë që janë duke u hetuar. Ndër ta, Evis Berberi një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë dhe Gentan Gjyli që gjithashtu ndodhet nën akuzë dhe po gjykohet në GJKKO. Para se Balluku të paraqitej në SPAK ka patur një sërë kontrollesh ku janë ushtruar kontrolle ndaj njerëzve të besuar dhe bashkëpunëtorë të znj.Balluku, ata që lidhen me kabinetin e zyrtarë të institucioneve. Janë sekuestruar telefona celularë e dosje për llogari të hetimeve.

Pritet që SPAK të bëjë njoftim zyrtar.

A do të ketë edhe tendera të tjerë që do t’i nënshtrohen hetimeve? Burime pranë SPAK thonë se paralelisht me tenderin e tunelit të Llogarasë janë sekuestruar edhe një sërë praktikash të tjera të cilat janë duke u hetuar dhe në vijim do të përcaktohet nëse janë gjetur apo jo shkelje.

Etiketa: Belinda Balluku

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
“Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

“Shok i orëve të vështira”, Ali Ahmeti për Fatos Nanon: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com