GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Balluku po bëhet “Veliaj 2”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Duket se ftohja e Ramës ne Belën  po sjell së shpejti kurbanin e radhës. Shfaqja e parë demonstruese ishte në fushatë kur i gjati e shtyu tutje me brryl duke bërë gjest të dhunshëm e bezdisës për praninë e afërt të saj. Mesazhi i fundit ndodhi në Cërrik. KM shoqërohej nga ministret Balluku dhe Denaj. Në publikimet e qeverisë.dhe fotot e shpërndara nga zyra e komunikimit pas aktivitetit për bujqësinë, mungonte Balluku. Dërgesat shfaqnin vetëm Ramën dhe Denajn dhe kur kishte material video mungonte zëri zëvëndëses.  Kjo nuk është thjesht gabim njerëzor i një soecialisti zyre, më tepër se sa një  vijë sjellje editoriale e ardhur nga lart.

Duket se zvkryeministrja është detyruar ta nxitojë e të shfaqë veten në faqen e saj në fb për të arnuar  çarjen. Por edhe këtu kemi shenja të një divorci me letra të dorëzuara në hyqymet. Në publikimet në rrjete sociale Balluku dhe Denaj kanë një element tjetër diferencues dhe tregues se kazani po vlon.

Balluku shkruan  në fb:

“..Tryezë dialogu me fermerë  e sipërmarrës, për të dëgjuar shqetësimet dhe ndarë mendime mbi sektorin bujqësor, si një zë i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Bashkëpunim  mes të gjithë aktorëve për t’i dhënë një ritëm edhe më të shpejtë zhvillimit të sektorit…” Shihet se në postim  nuk e gjejmë askund përmendjen e emrit të shefit në krye të takimit.

Denaj është treguar institucionale

Në faqen e saj në fb ndër të tjera pas të njëjtit takim në Cërrik, ajo shkruan:

“….Në tryezën e diskutimit me Kryeministrin Edi Rama, kolegë ministra, kryebashkiakë dhe 160 përfaqësues të biznesit nga e gjithë Shqipëria, fermerë, blegtorë, agropërpunues, sipërmarrës të agroturizmit, përfaqësues nga sektori peshkimit, që investojnë çdo ditë në tokë, prodhim dhe jetë…”

Nuk kemi ardhur ende në vargun “Veliaj”  të Ramës në Kashar, bëhu gati të lyesh gardhin, por shumë ngjarje të tjera janë sosur.

Mëkatet “Bela” ku do të shesë zëvëndesen Rama.

Ka nisur bërja gati e Belës për vënie në dispozicion Prokurorëve. Inceneratori është një paradhomë, por shumë të tjera janë më thellë. Tuneli i Llogarasë 50 milionë euro krasitje, kryeson si dosja e sekuestruar nga Struktura, ku ka shumë për të gërmuar në xhepat e firmës “Bela”  Drejtori i rrugëve, Berberi i arrestuar dhe në gjykim është një kapitull tjetër voluminoz.

Apo telefoni zbërthyer një tjetër sekretareje në ministri. Listohen Thumanë-Kashar, Rruga e Arbërit,  investimet strategjike, licencat për Hec-et dhe panelet voltaike. Aeroporti i Vlorës një histori e rëndë ku hetimi mund të nxjerrë një Llogara tjetër,, anijet e energjisë në Vlorë me qokat Kim. Natyrisht rasti  “Bankers” në zonën elektorale të Belës, ka kusure të tjera që mund të flasin në muajt e ardhshëm ku Zeqinrja është komedi sheqeri.

Alarmi është skuqur, kur Myzyraj Jonaid, shefi prokurimeve njohur edhe ky si veprues i thekur nën hijen e Belës, u mor i pandehur. Aty ka xhevahire të reja. Një shumë, do të jetë Bela-dosja e madhe e shtatorit, ku me gjasa të shtuara Balluku do mbetet së paku jashtë qeverie. Ajo nuk do ketë minutazh lumturie për duart e shtyra në çështjet “Ahmetaj” e “Veliaj”. Nuk po harrojmë vettingun ku motra Pamelë, mund të ketë kryer porosi familjare dhe jo vetëm.

Mediet nuhatëse të viktimave të Ramës kanë nisur të mbajnë dietë ndaj “Ballukut” Shkëlqimi dhe rënia e saj kanë dhe efekte anësore. Ndonëse shumë ministra pasi janë marrë të pandehur e arrestuar, kanë kanosur shefin se do flasin. . Por vetëm njëri e ka bërë. Të tjerët janë pajtuar me fatin e shkruar nga shefi i qeverisë ku ishin. Duket se Rama do e hedhë Ballukun si mish antikorrupsioni të mandatit të katërt..Trazirat në PS nuk do fiken. Do nisin djegiet. Fundja historia ka mekanizma të përsërisë vetveten nën moton.. Partia time…

Etiketa: BallukuBasir CollakuBelinda BallukuEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com