GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banda e Pogradecit, ja restoranti i njohur ku servirej kokaina. Detaje

16:14 - 19/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Tempulli’, dalin para gjykatës 29 të arrestuarit e parë në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Restorant “Kashta”, një nga lokalet më të njohur të zonës turistike në Tushemisht, është kthyer në bazën kryesore të shitjes së kokainës në Pogradec.

Andrea Pilinci, pronari i këtij lokali dhe dy kamerierët Endrit Hafesllari, Naum Çobani, kishin kthyer “Kashtën” në vatrën kryesore të shitjes dhe shpërndarjes së drogës.

Zbulimi i kësaj baze të shitjes së drogës, nga ku furnizoheshin shumë turistë dhe përdorues në Pogradec, është bërë gjatë operacionit “Tempull” të zhvilluar nga policia dhe prokuroria e Korçës.

Një agjent i infiltruar dhe autorizuar nga prokuroria e Korçës, ka blerë disa herë kokainë në ambientet e Bar-Restorant “Kashta 1” në Tushemisht.

Sipas dosjes hetimore në 22 Gusht 2023 agjenti i infiltruar ka telefonuar përmes aplikacionit “WhatsApp” Andrea Pilinçi, të cilin personi ka kërkuar ta takojë.

Andrea Pilinçi ka pranuar të takohet dhe i ka thënë agjentit që të shkojë te lokali i tij, “Kashta” në Tushemisht. Në orën 16:10, agjenti ka shkuar në ambientet e lokalit dhe pasi është ulur te një nga tavolinat, aty është ulur dhe pronari Andrea Pilinçi.

Ky i fundit pasi bisedon disa sekonda me personin e autorizuar, ka thirrur kamerierin e lokalit Endrit Hafesllari, të cilin e ka dërguar për të marrë dozën e lëndës narkotike.

Pasi Endriti, e ka çuar dozën në tavolinë ka shkuar përsëri brenda lokalit dhe ka marrë një tjetër dozë ja ka dhënë agjentit të policisë.

Nga procesi i vëzhgimit vihet re se Andrea Pilinçi në bashkëpunim me punonjësit e lokalit të tij ”Kashta 1”, Endrit Hafesllari dhe Naum Çobani, kryejnë aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike kokainë. Këtë aktivitet këta pesrona e ushtrojnë në ambientet e lokalit, te persona të njohur dhe të pa njohur.

Andrea është personi që ka kontaktet me klientët ndërsa Endriti dhe Naumi janë personat që shesin lëndën narkotike sipas porosive që i jep Andrea.

Por kjo bazë e shitjes së drogës në Pogradec nuk është e vetmja. Një tjetër grup tjetër mjaft aktiv që tregon kokainë, heroinën dhe hashashin në qendër të qytetit, është ai i Alfons D.

Tregtia e kokainë realizohej në qendër të Pogradecit, pranë hotel “Enkelana”, ku në një episod prokuroria ka provuar shitjen e lëndës narkotike nga Klavio Prishtina tek Renato Musollari.

Në raportin e vëzhgimit në teren Klavio Prishtina, rezulton të jetë pasagjer në automjetin e markës “Range Rover” me targa AA888UM, ndërsa drejtues i këtij mjeti ka qenë, Alfons Demollari.

Në vijim të vëzhgimit, automjeti i mësipërm ka ndaluar te vendi i quajtur “Enkelana”, paralel me automjetin “Mercedes Benz” me targa AA445YV, i cili kishte ndaluar në anë të rrugës, në momentin që “Range Rover”, ka ndaluar një person i cili më pas është identifikuar si Renato Musollari.

Ai është afruar te xhami i parë i automjetit “Range Rover” dhe ka shkëmbyer diçka me pasagjerin Klavio Prishtina, pasi ka marrë sendin nga Klavio, e ka futur në xhep, ka ulur kofanon e mjetit dhe është futur brenda makinës, ku është ulur në sedilje, ndërsa automjeti Range Rover është larguar në drejtim të qytetit të Pogradecit.

Në këtë moment kanë ndërhyrë punonjësit e policisë, të cilët nga kontrolli personal i ushtruar Renato Musollarit, i kanë gjetur një mbështjellje plastmasi, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Përmes agjentëve të infiltruar, policia ka dokumentuar disa raste të tregtisë së kokainës, ku në këtë aktivitet kriminal janë futur një grup personash me precedentë penalë si Leonard Dervishallari, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dhimitër Buli, Edison Hidri dhe Rudi Shaho.

Ky i fundit është shok i Firdeus Berberit, djalit të “Lilit të Rushkës” i arrestuar në Janinë së bashku me Laert Haxhiun.

Rudi Shaho, është proceduar nga gjykata e Korçës për “Moskallëzim Krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e muajit Prill 2022, ku mbeti i plagosur me armë dhe thikë, Johan Muçllari.

Në dosjen hetimore të operacionit “Tempulli”, jepet një tablo e qartë se si tregtohet kokaina në rrugën “Rinia”, Tushemisht dhe “Kisha e Re” në Pogradec.

Sipas hetimeve Rudi Shaho ka zhvilluar një takim me agjentin e policisë tek vendi i quajtur “Kisha e Re” në qytetin e Pogradecit, momenti i parë i takimit.

Në këtë takim Rudi Shaho është me motor dhe se ka ndodhur në orën 22:31 minuta. Ky takim zgjati rreth një minutë, ku subjekti fillimisht është takuar dhe ka rënë dakord për sasinë dhe çmimin me blerësin e simuluar.

Pas disa minutash personi i autorizuar ka komunikuar përsëri me shtetasin Rudi Shaho dhe pas këtij komunikim ky i fundit ka ardhur përsëri te vendi ku janë takuar herën e parë, të dy personat kanë shkëmbyer diçka me njëri tjetrin dhe më pas janë larguar.

Grupi i Pogradecit që shpërndante Kokainë:

  1. Leonard Dervishallari
  2. Erion Bardho
  3. Andrea Barmashi
  4. Marko Ziko
  5. Naum Cobani
  6. Endrit Hafesllari
  7. Klavio Prishtina
  8. Dhimitër Buli
  9. Andrea Pilinci
  10. Edison Hidri
  11. Rudi Shaho

/ORA NEWS/

Etiketa: BandadrogaKryesore1Pogradec

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Incidenti/ Makina godet gazetarin shqiptar teksa ishte “live” (VIDEO)

Incidenti/ Makina godet gazetarin shqiptar teksa ishte "live" (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com