GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Banda shqiptare bën kërdinë në Ibiza/ Del fletorja e “skifterëve”, piketohet edhe Messi me Nadalin

09:55 - 13/07/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Banda shqiptare bën kërdinë në Ibiza/ Del fletorja e “skifterëve”, piketohet edhe Messi me Nadalin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banda e “skifterëve” shqiptarë dhe spanjollë që grabitën vilën në pronësi të brazilian Ronaldo dhe në të cilën ishte duke pushuar mesfushori italian i PSG-së, Marco Verrati ka pasur nën objektivat e saj edhe shtëpitë e disa emrave të botës së sportit.

Javën e kaluar, policia spanjolle konfirmoi se kishte arrestuar 7 persona të akuzuar për kryerjen e grabitjes në shtëpinë në Ibiza, ku Marco Verratti po kalonte pushimet.

Mediat spanjolle dhe italiane po i bëjnë jehonë një liste të shkruar me dorë nga grupi i “skifterëve”, ku janë mbajtur shënim vilat në pronësi të Lionel Messit dhe Rafael Nadal, si objektiv i radhës.

Sipas policisë spanjolle banda e përbërë nga shqiptarët dyshohet se është e lidhur me 15 vjedhje të tjera të ndodhura në disa vila luksoze midis Alicantes, Malagas dhe Murcias. Dhe sipas asaj që raportoi gazeta Diario de Ibiza, në kontrollet pas arrestimeve të ndodhura në provincën e Malaga-s, agjentët gjetën një fletore ku kriminelët kishin shënuar emrat e objektivave të tyre të radhës. Emra me zë të lartë nga bota e sportit dhe politikës.

Messi dhe Nadal

Fletorja e shkruar me dorë u konfiskua nga shtëpia në Malaga e një spanjolli që dyshohet se punonte me disa nga shqiptarët e akuzuar për vjedhjet. Në listë bien në sy emrat e ish-madridistëve Guti dhe Fernando Hierro, me shtëpitë e tyre përkatëse në Ibizia në sferën e kriminelëve.

Emri i Nadalit lidhej me shtëpinë e tij prej 4 milionë eurosh në Porto Cristo në Mallorca, ku tenisti jeton me gruan e tij Mery Perello. Messi në vend të kësaj ishte renditur në fletore, por nuk përfshinte informacion mbi adresën e shtëpisë. Objektivi i bandës është edhe ish-kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar.

Një listë e bukur për të nxjerrë përfitime marramendëse por për fat të mirë, policia spanjolle i parapriu lëvizjet e kriminelëve.

 

Etiketa: ibizzaMessinadalskifter

Lajme të lidhura

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Para
Deklarata e Shpalljes së Republikës së Kosovës/ Kurti: 32 vite më parë nisi ndarja me Serbinë

400 euro dhoma më e lirë, pamjet nga hoteli luksoz ku po qëndron Kurti në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët...

Lexo më shumë
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com