GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banesa e resorte u rrezikuan nga zjarri në Shëngjin, kreu i zjarrfikësve jep detaje

14:25 - 30/07/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Situatë e pashembullt”, vijojnë flakët në Shëngjin, rrezikohen banesat – VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës së djeshme qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Flakët në Malin e Shëngjinit kanë nisur që nga e shtuna pasdite dhe zjarri është rindezur në mëngjesin e hënës.

Autoritetet njoftuan se kanë evakuuar banorët e zonës si dhe po punojnë për mbrojtjen e banesave që ndodhen në zonë.

Drejtori i Përgjithsëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, deklaroi në një prononcim për media, se ishte era e furishme ajo që bëri përhapjen e menjëhershme të flakëve në disa vatra të ndryshme.

Cara tha se aktualisht nuk është prekur asnjë godinë, por e quajti të nevojshëm evakuimin me qëllim parandalimin e dëmeve në njerëz.

“Kemi angazhuar kapacitete nga disa bashki të vendit, ku kanë qenë rreth 20 automjete zjarrfikëse. Duke pasur parasysh mbrëmjen e djeshmje kemi një ulje të tempit të zjarrit, por era e furishme bëri që të hapeshin disa vatra njëherësh dhe na e vështirësoi punën. Automjetet zjarrfikëse i kemi shpërndarë në vendet ku ndodhen dhe banesat dhe komplekse të ndryshme turistike të cilat në këtë periudhë janë të mbushura me turistë”, tha Cara.

Kreu i zjarrfikëses falenderoi qytetarët poër bashkëpunimin dhe kryerjen e shpejtë të procesit të evakuimit.

“Zjarri i mbrëmshëm ka rrezikuar seriozisht dhe banesat dhe resortet turistike, por ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë që të mos preket asnjë banesë, por dhe asnjë resort. Policia ka bërë gjënë e duhur me evakuimin e banorëve deri në një moment të dytë, kur situata të jetë dhe më e sigurt. Deri tani nuk kemi asnjë objekt të prekur nga zjarri.

Banorët e zonës nuk është se janë angazhuar për shuarjen e flakëve pasi zjarri ka qenë i fuqishëm dhe kërkoheshin dhe uniforma speciale. Ajo që është e rëndësishme është që kanë qenë bashkëpunues dhe kanë pranuar të shpërngulen nga banesat e tyre”, tha ai.

Etiketa: arben caraShengjinZjarr

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Samiti i Paqes për Ukrainën, Begaj niset drejt Zvicrës, takohet me personalitetet e larta të botës

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: S'kam tagër të mbaj qëndrim për mos hapjen e listave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com