GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banesa përpihet nga flakët në Maliq, familja me 3 fëmijë të mitur në qiell të hapur! Kryefamiljari: Na dogjën qëllimisht…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Banesa përpihet nga flakët në Maliq, familja me 3 fëmijë të mitur në qiell të hapur! Kryefamiljari: Na dogjën qëllimisht…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Strelcë të Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht. Si pasojë, një familje me fëmijë të mitur ka mbetur në qiell të hapur, pa strehë, pa të ardhura dhe pa asnjë mundësi për të jetuar në kushte minimale.

Në banesë jetonte kryefamiljari me tre fëmijët e tij të mitur dhe nënën e moshuar. Vetëm dy javë më parë, bashkëshortja e tij e kishte braktisur, duke marrë me vete një nga katër fëmijët dhe duke e lënë të vetëm me përgjegjësinë për tre të tjerët. Tani, edhe strehimi i tyre i vetëm është zhdukur nga flakët.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht. Kryefamiljari shprehet i bindur se nuk ka qenë aksident:

“E panë që unë u largova për në Korçë. Sapo ika unë, ia vunë flakën. Shtëpia ishte ngjitur me kasollen. U dogj gjithçka – nuk morëm dot as rroba, as dokumente, asgjë. Është e qëllimshme, ishte e përgatitur. E panë që ika…” – thotë ai.

“Kam tre fëmijë të mitur, duhet të kujdesem për ta. Ne duam vetëm një strehë pak më poshtë, më afër shkollës, sepse tani fëmijët e kanë shumë larg dhe nuk po e ndjekin dot shkollën.”

Dëmet janë të mëdha, ndërsa autoritetet janë informuar për ngjarjen. Shkaku zyrtar i zjarrit është ende nën hetim, por familja është aktualisht në kushte ekstreme dhe në nevojë të menjëhershme për ndihmë.

Apeli i kryefamiljarit është i qartë: ndihmë për strehim dhe kushte minimale jetese për të vazhduar kujdesin ndaj fëmijëve të tij.

Etiketa: Maliq

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
PL sërish në SPAK: Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha hua punonjësit, më pas i shiti tokë

Ndryshime në qeveri/ Silva Caka braktis Partinë e Lirisë, emërohet zv.ministre e Brendshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com